Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është Vështrues i asaj që punoni.
5
Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
6
Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë, dhe Ai është që i di të fshehtat në gjokse.
7
Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe jepni nga ajo që Ai iu bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
8
Ç’keni ju që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju thërret t'i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë.
9
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s’ka dyshim se Allahu është shumë i Butë e Mëshirues ndaj jush.
10
E, ç’keni ju që nuk jepni për në rrugën e Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve Allahu iu premtoi të mirat; Allahu di çka punoni.
11
Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë e që Ai t’ia shumëfishojë atë, dhe ai ka një shpërblim të mirë.
Komentimi
Çdo qenie a send në këtë ekzistencë i bën tesbih Zotit. Tesbih d.m.th. madhërimi i qenieve ndaj Zotit, duke larguar prej Tij çdo të metë që i përshkruhet nga ndonjë injorant. Shprehja e tesbihut formohet në trajtë të kohës së shkuar, të kohës së tashme e të ardhshmes, vjen në infinitiv, e edhe në mënyrën urdhërore, e na jep të kuptojmë se tesbih ndaj Zotit është i vazhdueshëm për çdo kohë e moment. Qenia e Zotit të madhëruar nuk ka fillim e as mbarim, është i dukshëm përmes fakteve që dokumentojnë për Të, e qenia e Tij esenciale është e padukshme dhe e paarritshme prej mendjes së njeriut. Pasuria, e edhe e tërë bota ekzistenciale është e Allahut, e njerëzit vetëm e trashëgojnë njëri pas tjetrit, andaj nuk duhet të bëjnë kopraci me pasurinë që e trashëguan dhe do ta lënë trashëgim, e posaçërisht kur është fjala e shpenzimit të saj për lartësimin dhe forcimin e fesë, shpalljes së Zotit. Shpenzimi për në rrugën e Zotit, për qëllimet që Zoti i ka caktuar dhe i pëlqen, do të shumëfishohet me thevab prej Tij.
(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret, që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhenetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
13
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan iu thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!” Iu thuhet: “Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre një farë muri, që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xheneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
14
(Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët iu përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juve ju mashtruan shpresat e kota, deri kur ju erdhi caktimi i Allahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me Allahun, mashtruesi ju mashtroi.
15
E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim, e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai”.
16
A nuk është koha, që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kuran), e të mos bëhen si ata, të cilëve iu është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
17
Dijeni se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet, në mënyrë që të kuptoni.
18
S’ka dyshim, se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të Allahut, atyre iu shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
Komentimi
£ Shpërblimi i atyre që japin për hir të Zotit është i madh, e ai do të duket kur besimtarëve, duke kaluar pranë xhehenemit, u shndërit drita nga të gjitha anët dhe lajmërohen se janë të shpëtuar. Drita e besimtarëve do të jetë sipas sinqeritetit që patën në besimin e tyre, do të jetë shumë e madhe, e edhe jo aq e madhe. Hipokritët do të ndriçohen njëherë prej dritës së besimtarëve, por kur u ndërprehet drita edhe atyre e të mbesin në errësirë si jobesimtarët, do të thërrasin e do t'u thonë besimtarëve: na pritni e mos na lini në errësirë, ose kthehuni kah ne e të ndriçohemi edhe ne me dritën tuaj, pse në dynja edhe ne kemi qenë së bashku me ju: në namaz, në agjërim, në xhuma etj. Besimtarët u përgjigjen: Keni qenë, por jo sinqerisht, ishit dyfytyrësha, prisnit kur po merr fund feja islame, u mashtruat pas të këqijave, e dëgjuat shejtanin që u thoshte: Bëni ç'të doni se Zoti falë. Besimtarët kalojnë në anën e rahmetit, në xhennet, e ata mbesin në errësirë e në zjarr të xhehenemit.
Ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehenemit.
20
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtime, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
21
Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin, që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e Allahut, që ia jep kujt të dojë, e Allahu është Posedues i mirësisë së madhe.
22
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë, e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është e lehtë.
23
Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai ua ka dhënë, pse Allahu nuk e do asnjë arrogant, që iu lavdërohet të tjerëve,
24
të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se Allahu është i Begatshëm, i Lavdishëm.
Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë, që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek Allahu, se kush e ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim, se Allahu është i Fuqishëm, Mbizotërues.
26
Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre të dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë, po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
27
Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin si qëllim me të vetën ta arrijnë kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
28
O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju fal mëkatet tuaja, Allahu është Mëkatfalës dhe Mëshirues i madh.
29
Le ta dinë Ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut, dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në Dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë, Allahu është Posedues i mirësisë së madhe.
Komentimi
Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit. Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë. Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme: është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgj- edhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh. Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë. Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm