إِنَّ الَّذينَ يُنادونَكَ مِن وَراءِ الحُجُرٰتِ أَكثَرُهُم لا يَعقِلونَ
٤
1
O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të Dërguarit të Tij, kini kujdes Allahun, se me të vërtetë Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
2
O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij, si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
3
Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
4
Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues i madh.
6
O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm iu sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
7
E dijeni se në mesin tuaj e keni të Dërguarin e Allahut. Sikur ai t’ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por Allahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin ua bëri që t’i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
8
Kjo është dhuratë dhe begati prej Allahut, e Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9
Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit.
10
S’ka dyshim, se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
11
O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëritjetrin), dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen janë mizorë.
Komentimi
0 besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni njëherë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht o Muhammed, por o Pejgamber i Zotit, 0 i dërguar i Zotit. Njëfarë Thabit bin Kajs kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: “Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi i im” dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi pyeti për të se ku është që nuk po e shoh” Vajtën e i treguan e ai tha: “Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat'”' 1 treguan Pejgamberit, e ai tha: “Jo, ai është xhennetli”. Zërin duhet ta keni të ulët kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi. Myslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajm, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë. Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: “Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi, e pranon fenë islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fë nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit se Harithi deshi të më mbysë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjell zeqatin, ndaj, kuptohet se Velidi kishte gënjyer. Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubej, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit: mos m'u afro se era e gomarit që i ke hipur po më mundon. Një ensar i ka thënë: era e gomarit të Pejgamberit është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata.
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është Mëshirues i madh, Ai e pranon shumë pendimin.
13
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim, se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i Dijshëm dhe hollësisht i Njohur për çdo gjë.
14
Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk iu ka hyrë besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se Allahu është shumë Mëkatfalës, shumë Mëshirues”.
15
Besimtarë janë vetëm ata, që i besuan Allahut, të Dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
16
Thuaj: “A ju ia bëni me dije Allahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur Allahu është Ai që e di ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe Allahu është i Dijshëm për çdo send”.
17
Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të Fesë Islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për në besim”.
18
S’ka dyshim, se Allahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, Allahu sheh atë që punoni ju.
Komentimi
£ Në këto disa ajete u tërhiqet vërejtja atyre që kanë besuar me gojë, por besimi i tyre nuk ka depërtuar sa duhet thellë në zemrat e tyre. Besimtari i sinqertë nuk bën të dyshojë, të ketë bindje të keqe, nuk bën ta përgojojë tjetrin pas sysh, sepse ajo është aq e urrejtur siç është e urrejtur ngrënia e mishit të njeriut, të vëllait, të të vdekurit. Nuk bën të hulumtojë e të dijë për gjërat intime të tjetrit ose për ndonjë të metë të tij.Pejgamberi ka thënë: “... Ai që përcjell çështjet intime të vëllait të vet, Allahu përcjell atë në çështjet intime, e atë që Allahu e përcjell në to, ia zbulon edhe nëse janë ato në mes mureve të shtëpisë së tij”. (Hafidh ebu Ja'la). Ajeti sipas së cilit kuptohet se të gjithë njerëzit rrjedhin prej një babe e prej një nëne dhe se të gjithë janë të ndarë në popuj e në fise, për tu lehtësuar sa më shumë njohjen e njëri-tjetrit dhe afrimin e njerit me tjetrin, e jo për t'u larguar e përçarë ndërmjet vete, është parim themelor i orientimit dhe i besimit islam se të gjithë njerëzit janë vëllezër. Ndarja në popuj e në fise ka për qëllim që të dihet prejardhja e secilit, por edhe pse origjina e njeriut është e pranishme ndër popuj dhe në ligje, ajo nuk ka vlerë kur paraqitet, lidhja edhe më e rëndësishme, kur paraqitet besimi - imani, sikurse kur lind dielli, yjet nuk duken më. Ai që dëshiron të jetë më i ndershmi, le të respektojë mësimet e Allahuti” (Shejh Zade). Beduinët, por jo hipokritët, nga Beni Esad erdhën në Medinë shprehën deklaratën islame
552
Komentimi
dhe i thanë Pejgamberit se të kemi ardhur të gjithë që, jemi me familje dhe nuk të kemi luftuar ty si të luftuan të tjerët. E me këtë donin që Pejgamberi t’u ndihmojë materialisht. Kur’ani vërtetoi se imani i sinqertë është shkalla më e lartë nga vetë deklarata islame. Besimtari i vërtetë është: i vendosur i paluhatje, luftëtari me mall e me shpirt. Ata ia përmendin Muhamedit se ia kishin parë hajrin që u bënë myslimanë, e Pejgamberi u tha mos më lavdëroni mua, falënderojeni Allahun që ju ndihmoi të orientoheni në rrugën e drejtë, se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, Ai i di të gjitha të fshehtat. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Huxhuratë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!