ق
Kaf
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
ق وَالقُرءانِ المَجيدِ
بَل عَجِبوا أَن جاءَهُم مُنذِرٌ مِنهُم فَقالَ الكٰفِرونَ هٰذا شَىءٌ عَجيبٌ
أَءِذا مِتنا وَكُنّا تُرابًا ذٰلِكَ رَجعٌ بَعيدٌ
قَد عَلِمنا ما تَنقُصُ الأَرضُ مِنهُم وَعِندَنا كِتٰبٌ حَفيظٌ
بَل كَذَّبوا بِالحَقِّ لَمّا جاءَهُم فَهُم فى أَمرٍ مَريجٍ
أَفَلَم يَنظُروا إِلَى السَّماءِ فَوقَهُم كَيفَ بَنَينٰها وَزَيَّنّٰها وَما لَها مِن فُروجٍ
وَالأَرضَ مَدَدنٰها وَأَلقَينا فيها رَوٰسِىَ وَأَنبَتنا فيها مِن كُلِّ زَوجٍ بَهيجٍ
تَبصِرَةً وَذِكرىٰ لِكُلِّ عَبدٍ مُنيبٍ
وَنَزَّلنا مِنَ السَّماءِ ماءً مُبٰرَكًا فَأَنبَتنا بِهِ جَنّٰتٍ وَحَبَّ الحَصيدِ
وَالنَّخلَ باسِقٰتٍ لَها طَلعٌ نَضيدٌ
رِزقًا لِلعِبادِ وَأَحيَينا بِهِ بَلدَةً مَيتًا كَذٰلِكَ الخُروجُ
كَذَّبَت قَبلَهُم قَومُ نوحٍ وَأَصحٰبُ الرَّسِّ وَثَمودُ
وَعادٌ وَفِرعَونُ وَإِخوٰنُ لوطٍ
وَأَصحٰبُ الأَيكَةِ وَقَومُ تُبَّعٍ كُلٌّ كَذَّبَ الرُّسُلَ فَحَقَّ وَعيدِ
أَفَعَيينا بِالخَلقِ الأَوَّلِ بَل هُم فى لَبسٍ مِن خَلقٍ جَديدٍ
Kaf. Betohem në Kuranin e lavdishëm (do të ringjalleni).
Por jo, ata u çuditën që iu erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, prandaj jobesimtarët thanë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme.
A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)! Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!”
Ne dimë se ç’pakëson (ç’tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
Ata përgënjeshtruan të vërtetën, kur ajo iu erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli, se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për çdo njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
Ne nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.
Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.
Ushqim për njerëz dhe me të Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim.
A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.