الإنفطار
El Infitar
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
إِذَا السَّماءُ انفَطَرَت
وَإِذَا الكَواكِبُ انتَثَرَت
وَإِذَا البِحارُ فُجِّرَت
وَإِذَا القُبورُ بُعثِرَت
عَلِمَت نَفسٌ ما قَدَّمَت وَأَخَّرَت
يٰأَيُّهَا الإِنسٰنُ ما غَرَّكَ بِرَبِّكَ الكَريمِ
الَّذى خَلَقَكَ فَسَوّىٰكَ فَعَدَلَكَ
فى أَىِّ صورَةٍ ما شاءَ رَكَّبَكَ
كَلّا بَل تُكَذِّبونَ بِالدّينِ
وَإِنَّ عَلَيكُم لَحٰفِظينَ
كِرامًا كٰتِبينَ
يَعلَمونَ ما تَفعَلونَ
إِنَّ الأَبرارَ لَفى نَعيمٍ
وَإِنَّ الفُجّارَ لَفى جَحيمٍ
يَصلَونَها يَومَ الدّينِ
وَما هُم عَنها بِغائِبينَ
وَما أَدرىٰكَ ما يَومُ الدّينِ
ثُمَّ ما أَدرىٰكَ ما يَومُ الدّينِ
يَومَ لا تَملِكُ نَفسٌ لِنَفسٍ شَيـًٔا وَالأَمرُ يَومَئِذٍ لِلَّهِ
E kur të çahet qielli.
Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
Dhe kur të përzihen detet.
Dhe kur të trazohen varret.
Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
Janë shkrues të ndershëm te Allahu.
Ata e dinë se çka punoni.
E s’ka dyshim, se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhenet).
Dhe se mëkatarët janë në xhehenem.
Aty futen ata Ditën e Gjykimit (të cilën nuk e besonin).
Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
E ç’të mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?
Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?
Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut!
Komentimi
Pas përshkrimit të shkatërrimit të trupave qiellorë, përmendet trazimi i varreve që ka për qëllim ngritjen e njerëzve prej tyre, daljen në sipërfaqe. Atëbotë gjithkush do ta dijë se çfarë punësh të mira ka bërë dhe çfarë tradita të mira ka lënë pas, për të cilat do të shpërblehet. Po kështu vlen edhe për punën dhe traditën e keqe të lënë pas. Njeriut i thuhet: si u mashtrove e nuk e falënderove Zotin tënd që është bujar e mëshirues, por është edhe ndëshkues i rreptë kundër kundërshtarëve. A thua dreqi të mashtroi duke të thënë: puno keq sa të duash, se Zoti është mëshirues, apo nuk besove fare në këtë ditë. A nuk e dite se engjëjt shënojnë çdo vepër tënden, e sot të mirët janë në xhennet, e të këqijt në xhehenem dhe askush nuk ka gjë në dorë pos Allahut. Falënderoj Allahun e madhëruart