التكوير
Et Tekvir
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
إِذَا الشَّمسُ كُوِّرَت
وَإِذَا النُّجومُ انكَدَرَت
وَإِذَا الجِبالُ سُيِّرَت
وَإِذَا العِشارُ عُطِّلَت
وَإِذَا الوُحوشُ حُشِرَت
وَإِذَا البِحارُ سُجِّرَت
وَإِذَا النُّفوسُ زُوِّجَت
وَإِذَا المَوءۥدَةُ سُئِلَت
بِأَىِّ ذَنبٍ قُتِلَت
وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَت
وَإِذَا السَّماءُ كُشِطَت
وَإِذَا الجَحيمُ سُعِّرَت
وَإِذَا الجَنَّةُ أُزلِفَت
عَلِمَت نَفسٌ ما أَحضَرَت
فَلا أُقسِمُ بِالخُنَّسِ
الجَوارِ الكُنَّسِ
وَالَّيلِ إِذا عَسعَسَ
وَالصُّبحِ إِذا تَنَفَّسَ
إِنَّهُ لَقَولُ رَسولٍ كَريمٍ
ذى قُوَّةٍ عِندَ ذِى العَرشِ مَكينٍ
مُطاعٍ ثَمَّ أَمينٍ
وَما صاحِبُكُم بِمَجنونٍ
وَلَقَد رَءاهُ بِالأُفُقِ المُبينِ
وَما هُوَ عَلَى الغَيبِ بِضَنينٍ
وَما هُوَ بِقَولِ شَيطٰنٍ رَجيمٍ
فَأَينَ تَذهَبونَ
إِن هُوَ إِلّا ذِكرٌ لِلعٰلَمينَ
لِمَن شاءَ مِنكُم أَن يَستَقيمَ
وَما تَشاءونَ إِلّا أَن يَشاءَ اللَّهُ رَبُّ العٰلَمينَ
Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),
dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),
dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),
dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar),
dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,
dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar,
dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
për çfarë mëkati ato janë mbytur,
dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,
dhe kur qielli të jetë hequr,
dhe kur xhehenemi të jetë ndezur fort,
dhe kur xheneti të jetë afruar,
atëbotë njeriu do ta dijë, se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),
betohem në natën kur ajo ia beh me errësirë,
betohem në agimin kur ia shkrep,
s’ka dyshim, se ai (Kurani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit),
që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit,
që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik!
Nuk është i marrë shoku juaj (Muhamedi)!
Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangut).
Dhe ai (Kurani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
Pra, ku jeni, nga po shkoni?
Ai (Kurani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!
Komentimi
Ajetet e cekura më sipër përshkruajnë gjendjen e ekzistencës në momentin e kijametit dhe të ditës së gjykimit. Dielli errësohet, nuk bën më dritë, është palosur e mbështjellë si njeriu i dobët kur rri palë. Yjet biejnë nga qielli dhe shkapërderdhën, kodrat shkulen prej vendit dhe fluturojnë në ajër, devja në muajin e dhjetë të barrës, që është më e çmueshmja ndër arabë, lihet pa bari e kujdestar, egërsirat tubohen nga frika e kijametit, detet vlojnë e përplasin valët e tyre, shpirtrat bashkohen ose me trup, ose i miri me të mirin e i keqi me të keqin, vajzat që injorantët i varrosnin për së gjalli, do të pyetën për fajin e tyre, e përgjegjen ata që e bënë atë të zezë, hapën regjistrat —