Komentimi
Sebebi nuzul - shkaku i zbritjes së kësaj sureje, sipas ibni Abasit ishte: Kur e urdhëroi Zoti Pejgamberin t'i thërrasë në rrugën e drejtë edhe rrethin e tij të afërt, Pejgamberi u ngjit në bregun Safa dhe i thirri me emër kabilet e kurejshëve. Kush mundi, shkoi ta dëgjojë atë kumtesë, e dikush dërgoi dikë për të kuptuar se si qëndron çështja. U tubuan kurejshitët si edhe xhaxhai i Pejgamberit Ebu Lehebi. I thanë: ““Çka na thirre7”” Pejgamberi tha: “Nëse ju them se disa kalorës, atje pas bregut në luginë kanë ndërmend t'ju sulmojnë, a më besoni7” Ata i thanë: “Po, se kurr nuk kemi provuar se ti rreni'' Pejgamberi tha: ““Pra, unë po ju them se jeni pranë një ndëshkimi shumë të ashpëri'” Ebu Lehebi i tha: “Qofsh i mallkuar a për këtë na ke thirrur21” Atëbotë u shpall kjo sure. Pejgamberi u thoshte njerëzve: “Thuani la ilahe il-ellah, e shpëtoni, kurse Ebu Lehebi i shkonte prapa e thoshte: “Mos e dëgjoni këtë rrenacakt” Në ajetin e parë thuhet ju shkatërrofshin duart e Ebu Lehebit, e fjala është: U shkatërroftë i tërë Ebu Lehebi. Ndër arabë ka qenë traditë shprehja: duart, në vend të tërë njeriut. Ebu Lehebi ishte: Abdul Uza bin Abdul Mutalib, e gruaja e tij ishte Ymmi Xhemil, motra e Ebu Sufjanit. Që të dy ishin shumë të armiqësuar ndaj mësimeve të Muhammedit. Ebu Lehebi u thoshte të tjerëve: ““Nëse është e vërtetë çka thotë Muhammedi, unë me veten time, me pasurinë time dhe me djemtë e mi, do t'ju shpëtoj nga ai dënim”. E Kur'ani tha: “Nuk ka për të bërë dobi as malli, as fëmijët, por ke për të hyrë në flakë të zjarrit'”. Dy djem të Ebu Lehebit e pranuan fenë islame me rastin e çlirimit të Mekës. Ebu Lehebi vdiq pas luftës së Bedrit dhe mbeti i pavarrosur tri ditë derisa u fry, atëherë me një kërrabëz e tërhoqën zvarrë dhe e hodhën në një humnerë. Gruaja e tij bante fjalë, bënte intrigime dhe bartte ferra dhe i hedhte në rrugë nga kalonte Pejgamberi. Ato ferra do t'i bartë edhe në xhehenem pasi që të hedhet në të, duke e ngrehur me një litar të lidhur për qafe të saj, sepse një qafore shumë të çmueshme, që c kishte në qafën € vet, thoshte se do ta shpenzojë per propagandë kundër Muhammedit. Zoti xh. sh. në vend të asaj qafore do t'i vërë litar për të cilin tërhiqet. Shpallja e kësaj sureje, me të cilën vërtetohet se Ebu Lehebi është banues i zjarrit, është një argument i fortë i mrekullisë së Kur'anit, përndryshe, kush do të kishte pasur guxim të gjykojë se Ebu Lehebi do të vdesë në kufr, sepse pati edhe armiq të tjerë të Muhammedit, të cilët më vonë e përqafuan fenë islame, e do të mendohej se ndoshta edhe ai do ta përqafojë. Kështu do të ishte sikur Kur'ani të ishte thënie e njeriut. Pra ky rast argumenton se është thënie e Zotit që i di të fshehtat, andaj nuk mund të ndodhë ndryshe, por vetëm si ka thënë Ai. Falënderoj Allahun e madhëruari