المؤمنون
El Mu’minun
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
قَد أَفلَحَ المُؤمِنونَ
الَّذينَ هُم فى صَلاتِهِم خٰشِعونَ
وَالَّذينَ هُم عَنِ اللَّغوِ مُعرِضونَ
وَالَّذينَ هُم لِلزَّكوٰةِ فٰعِلونَ
وَالَّذينَ هُم لِفُروجِهِم حٰفِظونَ
إِلّا عَلىٰ أَزوٰجِهِم أَو ما مَلَكَت أَيمٰنُهُم فَإِنَّهُم غَيرُ مَلومينَ
فَمَنِ ابتَغىٰ وَراءَ ذٰلِكَ فَأُولٰئِكَ هُمُ العادونَ
وَالَّذينَ هُم لِأَمٰنٰتِهِم وَعَهدِهِم رٰعونَ
وَالَّذينَ هُم عَلىٰ صَلَوٰتِهِم يُحافِظونَ
أُولٰئِكَ هُمُ الوٰرِثونَ
الَّذينَ يَرِثونَ الفِردَوسَ هُم فيها خٰلِدونَ
وَلَقَد خَلَقنَا الإِنسٰنَ مِن سُلٰلَةٍ مِن طينٍ
ثُمَّ جَعَلنٰهُ نُطفَةً فى قَرارٍ مَكينٍ
ثُمَّ خَلَقنَا النُّطفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقنَا العَلَقَةَ مُضغَةً فَخَلَقنَا المُضغَةَ عِظٰمًا فَكَسَونَا العِظٰمَ لَحمًا ثُمَّ أَنشَأنٰهُ خَلقًا ءاخَرَ فَتَبارَكَ اللَّهُ أَحسَنُ الخٰلِقينَ
ثُمَّ إِنَّكُم بَعدَ ذٰلِكَ لَمَيِّتونَ
ثُمَّ إِنَّكُم يَومَ القِيٰمَةِ تُبعَثونَ
وَلَقَد خَلَقنا فَوقَكُم سَبعَ طَرائِقَ وَما كُنّا عَنِ الخَلقِ غٰفِلينَ
Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit;
ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë);
dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin;
dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (për sa i përket jetës intime);
me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave), që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar;
e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelur normat e caktuara;
dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë;
dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
Vërtet, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I Lartë është Allahu, më i miri Formësues!
Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
E në Ditën e Kijametit ringjalleni.
Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
Komentimi
2 Në këto ajete përshkruhen gjashtë cilësitë e besimtarëve të drejtë, të cilët e meritojnë shpërblimin me xhennetin Firdevs, që është xhenneti më i dalluar. Pejgamberi ka thënë: “Kur kërkoni prej Allahut, kërkone xhennetin Firdevs, se ai është më i larti, është mesi i xhenneteve nga i cili burojnë lumenjtë e xhenneteve'' (Muslimi). Cilësitë e përshkuara janë: sinqeriteti dhe përulja gjatë faljes së namazit, largimi nga çdo fjalë a vepër e Pi e ON E E sa në të organeve gjenitale, pse edhe njëra edhe tjetra janë të ndaluara rreptësisht. Bën përjashtim jeta bashkëshortore dhe marrëdhëniet intime me robëreshat e asaj kohe, kur ende nuk ishin shpallur dispozitat rreth përdorimit të tyre dhe për mundësinë e ekzistimit të institucionit të skllaveve: besnikëria ndaj sendit ose fjalës së besuar dhe saktësia në zbatimin e premtimit të dhënë, kujdesi i kryerjes së namazit në kohët e caktuara. Cilësitë e përshkruara dhe të kërkuara prej besimtarëve, janë në dobi të vetë jetës së njeriut dhe të bashkësisë në këtë jetë, e njerëzve të tillë që janë të dobishëm, Zoti xh. sh. do t'u dhurojë xhennetin Firdevs në jetën e amshueshme.