në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre ata do të ngadhënjejnë,
4
brenda pak viteve. Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
5
për ndihmën e Allahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Plotfuqishëm, Mëshirues i madh.
427
وَعدَ اللَّهِ لا يُخلِفُ اللَّهُ وَعدَهُ وَلٰكِنَّ أَكثَرَ النّاسِ لا يَعلَمونَ
فَأَمَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَهُم فى رَوضَةٍ يُحبَرونَ
١٥
6
Premtimi i Allahut është (ky), Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
7
Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbuar (të painteresuar).
8
Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt e tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre, përveç se me një qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
9
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta që e rindërtuan, atyre iu patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, nuk ishte Allahu, që t’ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtësi.
10
Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e Allahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
11
Allahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
12
E ditën kur të ndodhë Kijameti, kriminelët heshtin.
13
Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
14
Dhe ditën kur të ndodhë Kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
15
E ata, që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhenetit).
E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
17
Atëherë, Allahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
18
Lavdia i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
19
Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
20
Nga faktet fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz, që veproni të shpërndarë.
21
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), në mënyrë që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
22
Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
23
Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
24
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën, edhe si frikë, edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull, që di të mendojë.
Komentimi
£ Për shkronjat me të cilat po fillojnë disa sure thuhet se janë fshehtësi e pazbuluar: se janë betime të Allahut: se janë emra të Allahut etj. Rrum'' quhej një kabile sipas emrit të një stërgjyshi të saj, e mendohet se ai ishte RRum bin Is-hak, bin Ibrahim, përndryshe vëlla binak me Jakubin, prej të cilit rrjedhin të gjithë pejgamberët beni israilë. Rumët quhen edhe beni ““Esfer'”, i takonin fesë greke që atëherë adhuronin yjet, deri nja treqind e sa vjet pas ardhjes së Isait, kur i pari prej rumëve pranon fenë e krishterimit, Kostantin dhe nëna e tij Kerjeme Hejlanije. Sunduesit që sundonin Shamin dhe pjesën nga Iraku quheshin “Kajsar”. Në një luftë që zhvillohet ndërmjet bizantinëve dhe persianëve, në afërsi të tokës arabe, bizantinët humbin, kurse persianët fitojnë. Persianët ishin zjarrputistë (mexhusi), e bizantinët, edhe pse me disa devijime, ishin monoteistë. Idhujtarët arabë u mbanin krahun persianëve ngase nuk besonin në një Zot, e i urrenin si myslimanët ashtu edhe bizantinët e krishterë të asaj kohe. Ndërsa myslimanët përkrahnin bizantinët si monoteistë. Për disfatën e bizantinëve u gëzuan idhujtarët, kurse myslimanët u dëshpruan. Në atë kohë shpallet kjo pjesë e Kur'anit, e derisa paralajmëron se brenda disa vitesh bizantinët do të triumfojnë kundër përsianëve, myslimanët u gëzuan, e u gëzuan veçanërisht ditën kur bizantinët ngadhënjyen. Si duket kjo ngjau pas nëntë vitesh. Besimtarët myslimanë u gëzuan për fitorën e bizantinëve, por u gëzuan edhe më shumë për fitorën e vet kundër bizantinëve dhe kundër persianëve, e cila brenda nja pesëmbëdhjetë vjetëve u realizua. Në këtë pjesë të Kur'anit shihet mrekullia e tij, duke paralajmëruar për një ndodhi në të ardhmën, e thyen perdën mbulesë të fshehtësive për të ardhmën, e një premtim i tillë i sigurt mund të jetë vetëm premtim i Allahut që në dijen e Tij nuk ekzistojnë kufij të kohës. Njerëzit duhet kuptuar se çdo gjë ndodh sipas dëshirës së Zotit, sepse Ai është i vetmi Krijues i çdo sendi. Nuk krijoi asgjë shkel e shko, por me një qëllim të caktuar dhe për një kohë të caktuar, e pas përfundimit të kohës së caktuar të kësaj jete, pason jeta tjetër. Të gjitha përpjekjet e njeriut në këtë jetë duhet të kenë për qëllim fitimin e shpërblimit dhe shmangien e ndëshkimit për në botën tjetër, ditën kur njerëzit ndahen
Nga argumentet e Tij është, që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një thirrje prej tokës ju menjëherë dilni.
26
E Tij është ç’ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
27
Dhe Ai është, që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.
28
Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të (në përdorimin e saj), e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë), si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu ua sqarojmë faktet njerëzve, që janë të zotët e mendjes.
29
Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë padrejtësi vetes, pa ndonjë fakt të dijes shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30
Përqendro veten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe) feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
31
(përqendrohuni në atë fe) Të kthyer sinqerisht tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët,
32
të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
Komentimi
për në xhennet, ose, ruana Zot, për në xhehenem. Njerëzit janë të obliguar të madhërojnë, ta lartësojnë dhe t'i shprehin falënderim Zotit, çdo mëngjes e çdo mbrëmje, natën e ditën, sepse vetëm Ai ka fuqi ta nxjerrë të gjallin prej të vdekurit dhe anasjelltas dhe t'i nxjerrë njerëzit prej varrezave në ditën e mahsherit dhe t'i vëjë para vete e t'u japë atë që u ka premtuar.
£ Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit: krijimi i njerëzve që veprojnë në lëmenjë të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj: krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut: krijimi i qiejve e i tokës, i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, i natës për gjumë e i ditës për punë, i vetëtimës që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi, i stabilizimit të qiejve e tokës, e edhe i ringjalljes pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi, idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin që robi të jetë i barabartë me zotëriun, e si u merr mendja që krijesat, çfarëdo qofshin, t'i konsiderojnë për zota dhe t'ia barazojnë Zotit” Duhet lënë manash bestytnitë e injorantëve, e duhet përqëndruar fuqishëm në fenë e Allahut,
Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
34
Le të mohojnë atë, që Ne ua kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
35
A mos Ne iu kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
36
E kur Ne, iu japim njerëzve begati të mira, ata iu gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
37
Vallë, po a nuk shohin ata, se Allahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë për një popull që beson ka argument.
38
Prandaj jepja të afërmit atë që i takon, edhe të varfërit, edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të Allahut, dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
39
Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë) në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek Allahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia), me qëllim që t’i afroheni Allahut, të tillët janë ata që iu shumëfishohet (shpërblimi).
40
Allahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj, që mund të bëjë diçka nga këto? I Pastër është Ai, i pa të meta, i Madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
41
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
Komentimi
e cila është natyrë e lindur për çdo njeri, pra feja islame është natyrë e njeriut, e derisa të gjithë njerëzit janë të krijuar të një natyre, atëherë është fë për të gjithë dhe, sikur njeriu të mos nxitej nga dikush për ndonjë rrugë tjetër, ai vetvetiu do ta përqafonte fenë e vet në të cilën është i lindur, i prirur, fenë islame.
£ Njerëzit kur gjenden në vështirësi e lusin Zotin e kur çlirohen e harrojnë ose adhurojnë edhe tjetër. Ata janë përbuzës ndaj të mirave të Zotit. Besimtarët nuk guxojnë të jenë të disponuar kur kanë furnizim të bollshëm e të jenë të dëshpruar kur kanë skamje, sepse ata duhet kuptuar se ajo është punë e Allahut, i cili sipas urtësisë së Vet, jep me bollëk dhe nuk jep. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri, ti jepju të afërmve, të varfërve, atyre në kurbet, e mos ke frikë skamjen. Ata që mendojnë se do ta shtojnë pasurinë e tyre me kamatë, janë në rrugë të gabuar, se Allahu nuk i jep bereqet asaj pasurie, fundi i saj është shkatërrimi. Bereqet e shtim i jep asaj pasurie që jep për hir të Zotit në shenjë bamirësie, lëmoshe etj. Të kota janë mbështetjet e idhujtarëve në zota, që nuk kanë asgjë në duar.
Thuaj: “Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë”.
43
Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej Allahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
44
Kush nuk besoi barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetes i përgatitën vendin (xhenetin).
45
Që t’i shpërblejë Ai (Allahu) nga të mirat e veta ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet Ai nuk i do jobesimtarët.
46
Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t’i lëshojë erërat përgëzuese dhe t’ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij, dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
47
Ne edhe para teje popujve të tyre iu dërguam pejgamberë dhe ata iu erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bënë krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
48
Allahu është Ai, që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, ja, ata gëzohen.
49
Edhe pse para se t’u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
50
Shiko pra gjurmët e mëshirës së Allahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim, se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i Plotfuqishëm.
كَذٰلِكَ يَطبَعُ اللَّهُ عَلىٰ قُلوبِ الَّذينَ لا يَعلَمونَ
٥٩
فَاصبِر إِنَّ وَعدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلا يَستَخِفَّنَّكَ الَّذينَ لا يوقِنونَ
٦٠
51
E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
52
Në të vërtetë, ti (Muhamed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh që të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
53
Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
54
Allahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është i Gjithëdijshmi, i Plotfuqishmi.
55
E ditën kur të bëhet Kijameti (Ditën e Gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtnuan së vërtetës.
56
E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në Ditën e Ringjalljes, e kjo pra është Dita e Ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!”
57
E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk iu bën dobi, e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
58
Ne në këtë Kuran iu kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po edhe sikur t’u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhamedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
59
Në këtë mënyrë Allahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
60
Ti pra bëj durim, pse premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
Komentimi
£ Fatbardhësia e jetës në këtë botë është e lidhur me zbatimin e udhëzimeve të Zotit. Ai që nuk respekton porositë e Zotit, ai bën çrregullime. të gjitha të këqiat, të gjitha fatkeqësitë në këtë botë, janë rrjedhim i veprave të këqia të njerëzve, e ato të këqia mund të jenë rezultat i veprave të njerëzve, e mund të jenë edhe ndërhyrje e qiellit, prandaj duhet marrë mësim prej punës së keqe se si e pati përfundimin tek popujt e mëparshëm, e duhet përmbajtur sinqerisht mësimeve të Zotit, të cilat na i solli përmes Kur'anit para se të vijë dita kur nuk ka mundësi për përmirësim. Qarkullimi i erërave, të cilat i bartin dhe formojnë retë, të lehta ose të rënda, të rralla ose të dendura, në një lartësi të madhe ose të vogël prej tokës, e prej të cilave lëshohet shiu jo në valë të mëdha, të cilat më shumë do të dëmtonin, por në pika të vogla e të përshtatshme për ta ujitur tokën dhe për të ngjallur bimët në të. Të gjitha këto janë argument për fuqinë e Zotit, se po kështu do të ngjallë edhe të vdekurit. Vetëm në këta shekuj të vonë të jetës së njerëzve është arritur njëfarë njohurie për mënyrën e formimit të shiut, e Kur'ani ka cekur të gjitha ato elemente, që kanë ndikim në formimin e tij, si avullimin, takimin e tij me ajër të ftohët, qarkullimin e erërave, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në grumbullimin e reve. Pra, mësimet e Kur'anit dalëngadalë do t'i zbulojë mendja e njeriut dhe ashtu në të gjitha të mbërrimet e veta do të gjejë mbështetje në atë që e ka thënë Kur'ani shumë më përpara. të
Pejgamberit i thuhet: sikurse nuk ke fuqi t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, të dëgjojë i shurdhëti, po ashtu nuk ke fuqi t'i udhëzosh në rrugë të drejtë të verbërit (jobesimtarët) ajo është punë e Zotit. Të vdekurit dëgjojnë ngase Pejgamberi në pyetje të as-habëve u ka thënë: “Këtë që u them (të vdekurve) ju nuk e dëgjoni më mirë se ata..” “1 vdekuri e dëgjon krismën e këpucëve..'' Selami me lutje ndaj të vdekurëve