Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht), edhe shkoqitur nga i Urti dhe i Dijshmi i të gjitha çështjeve me hollësi.
2
Që të mos adhuroni tjetër përveç Allahut. Unë jam (dërguar) nga Ai, qortues e përgëzues për ju.
3
E t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje) unë pra kam frikë për ju dënimin e Ditës së Madhe.
4
Se kthimi i juaj është vetëm tek Allahu, Ai është i Plotfuqishëm për çdo send.
5
Ja, ata pështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre, që ta fshehin nga Ai, por ta dini se edhe kur mbulohen ata me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S’ka dyshim se Ai është i Njohur thellësisht për atë që mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në Librin e Qartë (Levhi Mahfudh).
7
Ai është që i krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti ju thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!”, ata që nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetëm se magji e hapur”.
8
Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre ata thonë: “Çka po e pengon atë?” Le ta dijnë se ditën kur do t’iu vijë, ai nuk zmbrapset prej tyre, ata do t’i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
9
Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës.
10
E nëse pas të keqes që e pat goditur atë Ne dhurojmë të mira, ai do të thotë: “Kaluan të këqijat prej meje!”. Vërtet, ai është i shfrenuar dhe mendjemadh.
11
Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
12
A mos (shpresojnë idhujtarët, se) do të lësh diçka nga ajo që t’u shpall ty (sepse iu vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtrëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: “Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhamedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?”. Ti je vetëm qortues, e Allahu përkujdeset për çdo send.
Komentimi
Kur'ani është libër i famshëm, me radhitje precize dhe sqarime të thukta nga vetë i madhi Zot që çdo send di në hollësi. E dërgoi Muhammedin t'ju thotë njerëzve: të mos adhuroni tjetërkë pos Allahut, të kërkoni falje për mëkate dhe të pendoheni për punët e këqia, kurse Ai do t'ju mundësojë jetë të mirë dhe do t'ju shpërblejë. Muhammedi kishte për detyrë t'ju tërheqë vërejtjen refuzuesve, e t'i përgëzojë respektuesit. Të mos mashtrohet kush se mund të fshehë diçka prej Zotit, Ai i di të gjitha. Nga mëshira e Tij, i ka garantuar furnizimin çdo gjallese. Ai është që krijoi qiej e tokë në etapa, e sikur të dëshironte do t'i krijonte për një moment. Para tyre ishte i krijuar Arshi dhe uji. Arshi ekzistonte, por për përshkrimin e tij nuk dijmë asgjë, nuk dijmë as për qëndrimin as për mbizotërimin e Allahut ndaj tij.
Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e trilloi atë (Kuranin)”. Thuaj: “Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kurani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni pos Allahut, po qe se jeni të drejtë (në çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
14
E nëse nuk ju përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kurani) është i zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka të adhuruar të vërtetë pos Tij. A jeni pra muslimanë?"
15
Kush ka si qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj Ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë.
16
Të këtillëve në botën tjetër iu përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
17
A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kuranit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati), që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kuranin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhamed) mos ki dyshim në të, ai është e vërtetë nga Zoti yt, në të s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
18
E kush është më mizor, se ai që trillon gënjeshtër për Allahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin që gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mizorëve,
19
të cilët pengojnë nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër!”
Komentimi
Të gjitha këto krijesa Zoti i krijoi sipas dëshirës së vet, i krijoi edhe njerëzit për t'i sprovuar, me qëllim për t'u dalluar i miri dhe i keqi, e më në fund për ta shpërblyer secilin sipas meritës. Njerëzit me karakter të dobët janë ata që, kur i godet ndonjë e pakëndshme, dëshpërohen, dhe nuk falënderojnë Zotin për të mirat, por u rritet mendja dhe mbyten e zhyten në mburrje e krenari, janë për t'u lakmuar ata që kanë karakter stabil, janë të durueshëm në fatkeqësi, janë mirënjohës për begati dhe vazhdojnë me punë të mira, pra janë besimtarë të denjë.
231
أُولٰئِكَ لَم يَكونوا مُعجِزينَ فِى الأَرضِ وَما كانَ لَهُم مِن دونِ اللَّهِ مِن أَولِياءَ يُضٰعَفُ لَهُمُ العَذابُ ما كانوا يَستَطيعونَ السَّمعَ وَما كانوا يُبصِرونَ
٢٠
أُولٰئِكَ الَّذينَ خَسِروا أَنفُسَهُم وَضَلَّ عَنهُم ما كانوا يَفتَرونَ
٢١
لا جَرَمَ أَنَّهُم فِى الـٔاخِرَةِ هُمُ الأَخسَرونَ
Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos Allahut. Atyre iu shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
21
Ata mashtruan veten dhe humbën prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
22
Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
23
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhenetit, në të janë përgjithmonë.
24
Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan), si ai i verbri dhe i shurdhri, dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!...
25
Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhamedin, që t'u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi,
26
që të mos adhuroni tjetërkënd pos Allahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në Ditën e Pikëllueshme”.
27
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe, vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasoi kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë, dhe ne nuk shohim, se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi ne ju konsiderojmë gënjeshtarë!”
28
(Nuhu) Tha: “O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve iu janë fshehur ato (argumentet sepse jeni të dhënë pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
Komentimi
£ Idhujtarët i thonin Muhammedit t'u sjellë ndonjë pasuri të madhe ose ndonjë engjëll, i cili do të dëshmojë për të, e u tallnin me shpalljen - Kur'anin që i vinte prej Zotit. Për të mos u demoralizuar Muhammedi, Zoti i thotë që të mos u vërë veshin thënieve të tyre, të vazhdojë me komunikimin e Kur'anit, edhe pse ata do t'i thonë se ai e ka trilluar vetë dhe se ai nuk është fjalë e Zotit. Nëse është trillim i Muhammedit, le të trillojnë edhe ata diçka të ngjashme, e nëse nuk mundin, le të dorëzohen. Kush ka për qëllim vetëm përjetimet e kësaj bote, mund t'i plotësohet dëshira, nëse kjo është edhe dëshirë e Allahut, por jo domosdo. Pak më qartë rreth kësaj çështjeje flet ajeti 118 i kaptinës Israë, e edhe ajeti 20 i kaptinës Shura. Njeriut të tillë nuk i mbetet asgjë, pos zjdrrit në botën tjetër.
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull, që nuk dini e nuk kuptoni.
30
O populli im, a nuk po mendoni, se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga Allahu (dënimi i Tij)?
31
Unë nuk ju them juve, se tek unë janë depot e Allahut, as nuk ju them, se unë e di të fshehtën, as nuk ju them, se unë jam engjëll, as nuk ju them atyre, që sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk ju dhuroi atyre të mira. Allahu e di më së miri, se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë une konsiderohem zullumqar.
32
Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën sille pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!”
33
Ai tha: “Atë jua sjell vetëm Allahu, po qe se dëshironi, e ju nuk mund ta pengoni!”
34
Nëse përpiqem t’ju këshilloj, po qe se Allahu don t’ju humbë këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai do të ktheheni.
35
A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: “Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
36
E Nuhut i qe shpallur: “Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri tashti), pra mos u brengos për atë që punojnë ata”.
37
E ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m’u drejto Mua për ata që mohuan, ata gjithqysh janë të përmbytur.
Komentimi
Rrugën e ndritshme, të mbështetur në argumente të Allahut, e vërteton edhe Kur'ani, edhe Xhibrili, edhe librat e mëparshëm siç është Tevrati i Musait, pra të mos brengosin as ty, as besimtarët, shpifjet e atyre që nuk janë besimtarë. Ata janë zullumqarë të vërtetë, për zullumin e tyre, ditën e gjykimit para Zotit do të dëshmojnë pejgamberët, njerëzit dhe melaiket. Ata menduan se do t'i shpëtojnë dënimit, por u doli e kundërta, ngase dënimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, sepse ata as nuk dëgjuan me vemendje Kur'anin, as nuk vërejtën seriozisht faktet konkrete. Eshtë edhe më keq për ata, sepse veprat e tyre janë pa kurrfarë vlere.
Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai ju thoshte: “Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!”
39
Dhe më vonë do të kuptoni, se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.
40
E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: “Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice, nuk i kishin besuar atij”.
41
Dhe ai tha: “Hipni në të, me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është Shumë falës, Mëshirues i madh”.
42
Ajo lundronte me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishte në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bëj me mohuesit!”
43
Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitem në një kodër, që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: “Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të Allahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
44
E iu pat thënë: “Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!”
45
Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: “O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i Drejti i të drejtëve!”
Komentimi
£ Tregimet ndaj pejgamberëve të përparshëm kanë qenë qëllim, t'i japin lehtësime Muhammedit në detyrën e tij, duke kuptuar se si edhe ata para tij patën vështirësi dhe se si ata ishin të durueshëm, mandej se si u vinte ndihma nga Zoti. Edhe besimtarët myslimanë nga rrëfimet e tilla do të fitojnë përvojë të duhur në jetën e tyre. Të gjithë të dërguarit e Zotit në përpjekjet e tyre patën si detyrë dhe qëllim kryesor ta udhëzojnë popullin në besim vetëm të një Zoti, kurse mohuesve u tërhoqën vërejtjen për rrezikun që i pret. Eshtë karakteristike çështja e tyre se gjithnjë ishin të mashtruar pas jetës së kësaj bote, ata që ishin kryelartë ndaj thirrjes së pejgamberëve. Zakonisht ata të cilët ishin të privilegjuar me pozitë si pari, ose pasanikë, talleshin me besimtarët. Asnjë i dërguar, ashtu sikurse edhe Nuhu, për hir të kryeneçëve, nuk pranoi t'i largojë prej vete besimtarët. Ai nuk kërkoi shpërblim, nuk pretendoi se ka diçka në dorë, pos shpalljes së Zotit, nuk u tha se dënimi kundër jush është në dorën time, por në dorën e Zotit, e meqë ai ishte një popull shumë i padëgjueshëm, dënimi nga ana e Zotit ishte i pashmangshëm, prandaj ai u urdhërua ta ndërtojë anijen, dhe të mos kërkojë falje për kundërshtarët. Paria kryelartë tallej me Nuhun duke i thënë kinse ishe pejgamber e tani u bëre zdrukthëtar, e Nuhu i njoftoi ata për fatkeqësinë që i priste.
(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova, se do t’i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!”
47
(Nuhu) Tha: “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde, që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!"
48
Iu pat thënë: “O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull, që është me ty. E një populli (tjetër) do t'i mundësojmë përjetime, e pastaj do t'i godasë dënimi i dhembshëm nga ana Jonë".
49
Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kuranit) nuk i ke ditur, as ti, as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm, se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
50
Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin, që tha: "O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni të adhuruar të vërtetë pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime”.
51
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po e kuptoni.
52
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”
53
Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tonë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty”.
Komentimi
Nuhu e ndërtoi anijen dhe shenjat e para të vërshimit u dukën në faqën e tokës. Fjala ““tenur” është emër i vendit ku piqet buka, por mund të jetë edhe sipërfaqja e tokës. Komentatorët e Kur'anit kanë dhënë nja tetë mendime rreth qëllimit të kësaj fjale, por për të qenë dukuri e jashtëzakonshme - mrekulli - nuk është larg mendjes që të ketë filluar prej furrës së bukës, prej një vendi të jashtëzakonshëm për burimin e ujit. Zoti e di më së mirit Zoti urdhëroi Nuhun të ngarkojë në anije nga një çift prej të gjitha gjallesave, të cilat nuk mund të jetojnë në ujë, ta ngarkojë familjen e tij, pos atyre që ishin të gjykuar për dënim, t'i ngarkojë edhe ata pak besimtarë që ishin me te, e Nuhu ju tha se anija lundron e ndalet me emrin e Allahut, me Bismilahin. Pak para se ta fillojë anija lundrimin, Nuhu e thërret djalin e vet - Ken'anin - ose sipas dikuj - Jamin - që edhe ai të hipë në anije, por ai nuk pranoi, e valët e ujit që ishin ngritur si kodra nëpër të cilat lundronte anija, ndërhyjnë ndërmjet Nuhut dhe djalit të tij dhe përmbysin djalin. Në atë vërshim u mbyt edhe një grua e Nuhut - Vailetun, që kishte qenë tradhtare. Nuhut iu dhimbte djali, andaj ju drejtua Zotit se i shkoi djali, por Zoti e njoftoi se ai ishte punëkeq, e si i tillë nuk ishte yti në besim edhe pse ishte i afërt në gjak. Në përkthim edhe unë përdora termin: “djali im”, ashtu siç është edhe në Kur'an, sepse ai ishte djal i ri, djalosh, e nuk përdora termin, bir, pse bir mund të thuhet edhe për të riun, por edhe për të vjetrin.
Ne nuk themi tjetër, vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: “Unë dëshmitar kam Allahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni,
55
(larg adhurimit) pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
56
Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i Drejtë.
57
Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jam dërguar te ju. Zoti im do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është Ruajtës i çdo sendi”.
58
E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
59
E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhrit të çdo kryelarti kundërshtar.
60
Ata u përcollën me mallkim, si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
61
Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni ndonjë të adhuruar tjetër të vërtetë pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, prandaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim tek Ai. S’ka dyshim, Zoti im është i Afërt (ndaj lutësit), Ai përgjigjet (lutjeve)”!
62
Ata thanë: “O Salih, ti ishe shpresë e jona para kësaj. Si mund të na ndalosh ta adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!”
Komentimi
Vërshimi - Tufani në kohën e Nuhut përfshiu tërë tokën e banuar, e rishumëzimi i njerëzimit pas tufanit bëhet prej tyre djemëve të Nuhut, andaj Nuhu quhet babai i dytë i njerëzimit, siç jep shenjë edhe Kur'ani: Ve xhealna dhurrijjetehu humul bakinë - (Pasardhësit e tij (të Nuhut) i bëmë që ta vazhdojnë jetën në tokë - pas tufanit). Kur filloi të largohet uji, anija u ndal mbi një kodër - Xhudijj. Thuhet se ajo është në veri të Irakut, diku te Musolli, në vargmalet Araratë. Nuhut iu tha të zbarkojë i sigurt pa kurrëfarë rreziku, i garantuar prej Zotit dhe i begatuar me shumë të mira për hir të tij dhe të besimtarëve të tij, por i dha shenjë se prej pasardhësve të tij do të ketë edhe asish që do t'i përjetojnë vetëm të mirat e kësaj jete, e në jetën tjetër nuk kanë asgjë, pra ata janë jobesimtarë. Këto janë ngjarje që Kur'ani ia rrëfeu Muhammedit. Këto ngjarje i zbuloi vetëm shpallja, pse lëmitë e tjera të diturisë nuk dinë asgjë për to.
Hudi që u dërgua te populli Ad, për sa i përket gjakut ishte njeri nga mesi i tyre, por populli ishte idhujtar, kurse Hudi besimtar i drejtë, pra nuk ishte vëlla i tyre në çdo pikëpamje. Atë popull e kishte goditur thatësi e madhe. Hudi iu tha të kërkojnë falje prej Zotit - të bëjnë istigfar dhe t'i kthehen rrugës së drejtë, e Zoti do t'ju falë shi me bollëk dhe ashtu do t'ju shtojë fuqinë në
“O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga Allahu, nëse unë e kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm se humbje.
64
O populli im, kjo është deveja e Allahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e Allahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t’ju godasë menjëherë dënimi!”
65
E megjithatë ata e therën atë, e ai (Salihu) ju tha: “Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!”
66
E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është i Plotfuqishmi, Ngadhënjyesi.
67
Ndërsa ata që bënë zullum i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe u bënë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre,
68
sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
69
Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: “Selam”. Ai u përgjigj: “Gjithnjë paçi selam” dhe nuk vonoi t’ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gur).
70
Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen nga ai (viç), iu dukën të pazakonshëm dhe ndjeu prej tyre një farë frike. Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit”.
71
E gruaja e tij (Sara e Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut me Jakubin.
Komentimi
çdo lëmi. Nga ky ajet kuptojmë se pendimi, rikthyerja në rrugë të Zotit dhe kërkimi i faljes për gabime, është vepër që tërheq mëshirën e Zotit dhe shiun e mjaftueshëm. Populli Ad ishte aq naiv sa që mendonte se Hudin e kishte ndëshkuar me çmendje ndonjë nga idhujt e tyre për shkak se ai i përqeshte. Hudi ishte aq i vendosur sa që u tha: Nëse keni mundësi mblidhni të gjitha fuqitë tuaja dhe zotat tuaj dhe thurni plane kundër meje, e mos më jepni afat. Qëndrimi i Hudit është njëri nga faktet më të mëdha të fuqisë së një njeriu të mbështetur sinqerisht në Zotin, pse një njeri i vetmuar e demaskoi atë popull të etshëm për derdhje të gjakut, duke ua asgjësuar vlerën e zotave të tyre dhe duke u kërkuar shesh për luftë gjithë atij grumbulli të madh. 1 tillë është besimtari i mbështetur njëmend në Zotin e Gjithfuqishëm.
£ Edhe Salihi ishte dërguar te populli i vet që quhej Themud, i thirri në besim të drejtë, në besim në një Zot. Mirëpo, edhe pse Salihu ishte i çmuar ndër ta, ata nuk pranuan këshillat e tij, duke vazhduar imitimin e besimit të kotë të baballarëve. Si argument se ishte i dërguar prej Allahut, u solli deven që doli prej një shkëmbi, u tha ta lënë të lirë të kullotë e të pijë ujë ku
Ajo tha: “E mjera unë, si do të lind unë kur jam e vjetër, kurse ky burri im është i shtyrë më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme?!".
73
Ata i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është Bamirës i madh.
74
Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialogun me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
75
Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
76
(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s’ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
77
E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!”
78
Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme erdhi me ngut tek ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, ja këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra Allahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t’ju ndalojë nga e keqja)?”
79
Ata thanë: “Po ti e di, se ne nuk kemi kurrfarë lakmie për bijat e tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!”
80
Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zbmraps), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mi).
81
(engjëjt) Thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t’u afruar te ti, e ti nga fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?”
Komentimi
të dojë. Njëri më i keqi ndër ta, njëfarë Kadari e preu deven, e Salihu u tha se krejtësisht i keni edhe tri ditë jetë, e pastaj do të shkatërrohen. Të mërkurën e therri deven, e të dielën i shkatërroi njëfarë ushtime si mos të kishin qenë.
Kur erdhi urdhri ynë Ne i përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre), duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë të njëpasnjëshëm,
83
(gurë) të shënuar te Zoti yt. Ata (gurë) nuk janë larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
84
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin, që ju tha: "O popull im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë pos Tij, as mos matni, as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi, që do t'ju përfshijë një ditë!"
85
O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!”
86
Atë pjesë që ua lejoi Allahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jam roja juaj!”
87
Ata thanë: “O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë, që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).
88
“O populli im, më thuani pra nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?). Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm se të përmirësoj me aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam i drejtuar!”
Komentimi
£ Melaiket që i erdhën Ibrahimit ishin të drejtuar për ndëshkimin e popullit ku ishte i dërguar Luti, por njëkohësisht i morën myzhde Ibrahimit se do të ketë djalë, Is-hakun. Ibrahimi, i njohur si bujar i pashoq, me të shpejtë u solli mysafirëve një viç të pjekur në hell, duke menduar se ata ishin njerëz, pse kishin formën e djemve të rinj dhe të bukur. Kur vërejti se nuk po zgjasin duart te mishi i pjekur, nuk i erdhi mirë, sepse ai që nuk ta ha bukën nuk ta do të mirën. Mirëpo, engjëjt me të shpejtë e njoftuan se kush ishin edhe për çka kishin ardhur. Gruaja e Ibrahimit, Sareja qeshi kur kuptoi se ata nuk kanë ndonjë qëllim kundër Ibrahimit dhe kur kuptoi se do të ndëshkojnë popullin e Lutit që ishte i njohur si më i shfrenuari. E kur kuptoi se ajo do të lindë djalë, u habit ngase ishin të shtyrë në moshë që të dy, por engjëjt i thanë se ky është caktim i Zotit mëshirues i cili ka bekuar familjen tuaj. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika për vete, filloi t'i dhimbset populli i Lutit, por engjëjt e njoftuan me vendimin e Zotit që është i pathyeshëm dhe shkuan te Luti. Kur i pa djelmosha të bukur, u prek shumë dhe shpirtërisht u ngushtua, ngase e dinte vesin e popullit të tij.Si duket, gruaja e Lutit që ishte jobesitmare e informoi popullin për ardhjen e djelmoshave dhe ata me të shpejt
O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos iu çojë (në mosbesim), që t’ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
90
Kërkojini falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është Mëshirues i madh, shumë i Dashur.
91
Ata thanë: “O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën e asaj që thua, dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grupi yt, ne do të gurëzonim ty, sepse ti nuk je i çmuar ndër ne”.
92
Ai tha: “O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im, se Allahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni”.
93
“O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni, se kush do ta pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur”.
94
E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke i bërë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara,
95
si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni, sikurse u shkatërrua Themudi!
96
Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
97
te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhri i faraonit nuk ishte mençuri.
Komentimi
shkuan dhe kërkuan prej Lutit t'ua dorëzojë. Luti u tha se gratë i krijoi Zoti për bashkëshorte, pra hiquni dhe mos më turpëroni me këta mysafirë. Sipas një mendimi, Luti u ofroi martesën e bijave të veta, ashtu që t'i largojë prej mysafirëve, por derisa ishte pejgamber i atij populli, konsiderohej si babë i atij populli, pra edhe gratë e tjera ishin bija të tij. Luti u prek shumë kur kuptoi këmbënguljen e popullit për çnderimin e djelmoshave dhe në shenjë pikëllimi tha: Të kisha pasur fuqi do t'i shpartalloja. Si duket i vetmi pejgamber i dërguar në një popull të huaj ishte Luti, andaj edhe thotë të kisha pasur kabile të fortë. Në momentin më kritik të dëshprimit të Lutit, ata djelmosha e njoftuan se ishin melekë, nuk ishin njerëz, ishin Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, kishin ardhur ta shkatërrojnë atë popull të prishur, e Lutit i thanë që me familjen e vet, pos gruas së tij, e cila ishte e dënuar ta vuajë dënimin, pas gjysmës së natës të largohet prej atij vendi. Luti me familje u largua, e Xhibrili u vuri krahun përfundi atyre fshatrave, i ngriti lart e pastaj i përmbysi. Thuhet se ai vend tash quhet Deti i Vdekur ose Deti i Lutit.
يَومَ يَأتِ لا تَكَلَّمُ نَفسٌ إِلّا بِإِذنِهِ فَمِنهُم شَقِىٌّ وَسَعيدٌ
١٠٥
فَأَمَّا الَّذينَ شَقوا فَفِى النّارِ لَهُم فيها زَفيرٌ وَشَهيقٌ
١٠٦
خٰلِدينَ فيها ما دامَتِ السَّمٰوٰتُ وَالأَرضُ إِلّا ما شاءَ رَبُّكَ إِنَّ رَبَّكَ فَعّالٌ لِما يُريدُ
١٠٧
وَأَمَّا الَّذينَ سُعِدوا فَفِى الجَنَّةِ خٰلِدينَ فيها ما دامَتِ السَّمٰوٰتُ وَالأَرضُ إِلّا ما شاءَ رَبُّكَ عَطاءً غَيرَ مَجذوذٍ
١٠٨
98
Në Ditën e Kijametit ai (faraoni) i prin popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
99
Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në Ditën e Kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
100
Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t’i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
101
Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë vetes padrejtësi. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk iu ndihmuan për asgjë zotat e tyre, të cilëve iu luteshin pos Allahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
102
Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
103
Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
104
Dhe atë (ditë) nuk e shtyjmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
105
E kur të vijë ajo ditë askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve) ka fatzinj dhe fatbardhë.
106
E për sa u përket atyre fatkëqinjve ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
107
Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
108
E për sa u përket atyre fatmirëve, ata janë në xhenete përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, (Allahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
Komentimi
Medjen quhej një fis sipas emrit të një djali të Ibrahimit, e të cilit i takonte edhe Shuajbi. Ka mendime se vendi që quhej Medjen, ishte diku jo larg Tebukut. Përveç thirrjes që u bëri për besim të drejtë sikurse edhe pejgamberët e tjerë, Shuajbi ua tërhoq vërejtjen të mos mashtrojnë njerëzit duke iu matur e peshuar me hile. Ata u tallën me Shuajbin dhe i thanë se a thua feja e tij po e urdhëroka që ta lënë fenë e baballarëve dhe të masin drejt) Shuajbi iu tha: mua më dërgoi Zoti, atë që ju urdhëroj juve e kryej edhe vetë, pra mos të bëhet shkak urrejtja ndaj meje e të mbeteni pa besim të drejtë, se do të dënoheni sikurse u dënuan ata që ishin para jush. Ata nuk e dëgjuan,bile edhe ju kërcënuan, por kishin frikë kabilën e tij, dhe ashtu mbetën të humbur. U shkatërruan me një zë të tmerrshëm që i thirri Xhibrili. Dënimi i tyre kishte edhe momente të tjera të tmerrshme siç është përmendur në A'raf, në Shuaraë dhe këtu.
241
فَلا تَكُ فى مِريَةٍ مِمّا يَعبُدُ هٰؤُلاءِ ما يَعبُدونَ إِلّا كَما يَعبُدُ ءاباؤُهُم مِن قَبلُ وَإِنّا لَمُوَفّوهُم نَصيبَهُم غَيرَ مَنقوصٍ
Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t’ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
110
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
111
S’ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t’u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i Njohur hollësisht për atë që veprojnë.
112
Ti (Muhamed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se me të vërtetë Ai është Vështrues i asaj që veproni.
113
Dhe mos anoni nga ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.
114
Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
115
Dhe ti, bëhu i durueshëm, se Allahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.
116
E përse të mos ketë pasur nga brezat, që ishin para jush të zotët e mendjes e të nderit, që t'i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (sepse u frenuan nga të këqijat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive, si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117
E Zoti yt nuk është, që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
Komentimi
£ Pas rrëfimit të lajmeve mbi ndëshkimet, që i përjetuan popujt e padëgjueshëm, rrëfime të cilat njerëzit nuk do t'i dinin sikur të mos ishte shpallja prej Zotit, vihet në pah drejtësia e Zotit, i cili e urren zullumin, por ata me këmbëngulje vendosën të bëjnë aso veprash, të cilat drejtësia i gjykon. Qëllimi i rëfimeve të këtilla nuk është sa për dëfrim, por ka për qëllim udhëzimin, të cilin do ta përfitojnë njerëzit nga përvoja e dënimit që e përjetuan ata, që nuk ishin në rrugën e drejtë dhe ashtu të përgatiten me besim të drejtë e vepra të mira për ditën e gjykimit, në të cilën do të dëshmohet për çdo send, do të jepet shpërblimi i merituar, i cili do të përcillet me gëzim ose me mjerim - Ruana Zoti Rreth kuptimit të domethënies: përgjithmonë në xhehenem, përveç asaj çka dëshiron Zoti, i cili bën çka të dojë..., siç ësht një rast kësisoji, edhe në ajetin 128 të kaptinës En-amë, kur është fjala për ata të xhehenemit, komentatorët e Kur'anit kanë dhënë shpjegime të gjithanshme. Do të ishte më drejtë që përjashtimi, i cili kuptohet prej: il-la ma shae rabbuk - me përjashtim të asaj çka dëshiron Zoti yt -, të bartet në besimtarët mëkatarë, të cilët kurdoherë do të hiqen prej xhehenemit pasi që Zoti do t'u lejojë ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve (shefaatin e shefaatxhinjve), pra kjo është ajo çka dëshiron Zoti. Allahu a'ëlemut
Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
119
përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta mbushë xhehenemin me exhinë dhe njerëz të gjithë së bashku”, ka marrë fund (është plotësuar).
120
Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve janë, që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
121
E atyre që nuk besojnë thuaju: “Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar”.
122
Ju pritni (ç’do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç’do t’ju gjejë juve).
123
Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.
Komentimi
Urdhëri që i drejtohet drejtpërsëdrejti Muhammedit e edhe besimtarëve që të jenë të vendosur e të qëndrueshëm saktësisht dhe në mënyrë precize sikurse janë urdhëruar prej Zotit, mban përgjegjësi të madhe, andaj Pejgamberi duke e përkujtuar rëndësinë e këtij urdhëri paska thënë: “Më plaku kaptina Hud dhe motrat e saj...”, duke iu përgjigjur pyetjes së një shoku që i ka thënë se, ke filluar të plakesh o i dërguar i Zotit. Sipas këtij urdhëri kuptohet se nuk guxon të tejkalohet asnjë dispozitë e Allahut, qoftë obligim adhurimi, qoftë lejim ose ndalim (kallali- haram) ndaj çështjeve e sendeve. Madje sipas këtij urdhëri, kuptohet se nuk guxon as të anohet kah zullumqarët dhe veprat e tyre, e lëre më të veprohet siç veprojnë ata. Përmendet falja e namazit që është një nga shtyllat më të forta në fë, pas besimit dhe koha e faljes së tij gjatë ditës e natës, e përfundon ajeti duke na përkujtuar se punët e mira, siç është së pari namazi, e edhe të tjera, ndikojnë dhe ndihmojnë në shlyerjen, faljen e gabimeve. Pejgamberi ka thënë: “Namazi deri në namaz, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazan shlyejnë mëkatet e atyre që janë ruajtur prej gjynaheve të mëdha”. Dënimi i Zotit nuk e godet kurrë një vend nëse banorët e tij janë në rrugë të drejtë. Sikur dëshira e Zotit të ishte që njerëzit të jenë të një ideje e një feje, ata do të ishin ashtu. Njerëzit do të jenë të shpërndarë në lloj-lloj besimesh e idesh të gabuara, me përjashtim të atyre që i ka arritur mëshira e Zotit dhe kanë gjetur të vërtetën. E derisa Zoti është betuar se do ta mbushë xhehenemin me exhinë e njerëz, fjala e Tij është e pathyeshme, andaj njerëzit bredhin pas të këqiave derisa të meritojnë xhehenemin. Të fshehtën, kudo që të jetë dhe kurdo që do të ngjajë, e di vetëm Zoti, e di edhe fundin e gëzuar ose të mjeruar për çdo njeri, por ajo është punë e Tij, e punë jona është: ta adhurojmë vetëm Atë, t'i dorëzohemi vetëm Atij, e Ai është mëshirues i mëshiruesve. Me ndihmën c Zotit xh.sh. përfundoi përkthimi i kësaj kaptine. Lavdëruar qoftë Allahut