Ai (Jakubi) tha: “O biri im, mos ia trego ëndrrën tënde vëllezërve të tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s’ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët”.
6
Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Vërtet, Zoti yt është më i Dijshmi, më i Urti!”
7
Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) për ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).
8
Kur ata (vëllezërit) thanë: “Vërtet, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi”.
9
Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t’ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.
10
Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diçka lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve".
11
Ata thanë: “O babai ynë, ç’ke që nuk na beson për Jusufm, e ne ia duam të mirën atij?
12
Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë e të kënaqet dhe le të luajë, ne me siguri do ta ruajmë atë”.
13
Ai tha: “Unë mallëngjehem po të vijë me ju, dhe kam frikë, se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të”.
14
Ata thanë: “Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!”
Komentimi
£ Para se t'i shpallej Kur'ani Muhammedit, ai nuk dinte për ngjarje çfarëdo qofshin, pse ai nuk kishte mësuar nga ndonjë libër e mësues, e edhe ky ishte një fakt kundër atyre që u përpoqën të zhvlerësonin Kur'anin famëlartë, duke thënë se e shpiku vetë Muhammedi. Zoti xh. sh. ia shpjegon këtë ngjarje Muhammedit dhe besimtarëve në mënyrën më të mirë, më të saktë dhe më të kuptueshme. Jusufi kishte parë në ëndërr sikur dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje i bënin sexhde, i përuleshin. Për këtë i tregoi babait, Jakub, por ai ia tërhoq vërejtjen se ëndërrën nuk duhet treguar vëllezërve, sepse mund t'i bëjnë ndonjë të keqe. Jusufi u habit, si mund t'i bëjnë keq vëllezërit” Por, Jakubi, i sprovuar i tha se duhet ta dijë që shejtani është armik i përbetuar kundër njeriut, e mund t'i mashtrojë edhe vëllezërit e tij. Jakubi e kuptoi se Jusufin Zoti do ta dërgojë pejgamber, andaj edhe e donte shumë. Nga zilia, pse Jakubi e donte Jusufin dhe vëllain e tij Binjaminin - këtë e kishte vëlla edhe prej nëne - djalli ua mbushi mendjen vëllezërve të tij që ta likuidojnë, e pastaj të pendohen e të bëhen njerëz të mirë. Si duket, djali më i madh i Jakubit, Jehudha propozoi një të keqe më të lehtë: ta humbin e mos ta mbysin.
245
فَلَمّا ذَهَبوا بِهِ وَأَجمَعوا أَن يَجعَلوهُ فى غَيٰبَتِ الجُبِّ وَأَوحَينا إِلَيهِ لَتُنَبِّئَنَّهُم بِأَمرِهِم هٰذا وَهُم لا يَشعُرونَ
Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: “Ti do t’i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha tju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)”.
16
E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.
17
Thanë: “O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te rrobet tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!”
18
E i sollën këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: “Jo (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”.
19
Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: “Myzhde! Ja një djalosh!” Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po Allahu e dinte shumë mirë se ç’vepronin ata.
20
Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish, që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
21
E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: “Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t’ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. Allahu është Mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
22
E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
Komentimi
£ Edhe pse Jakubi u tha bijve të vet se nuk mund të rrijë pa Jusufin dhe se frikësohej nga ujku, ata iu betuan se e duan dhe do të kenë kujdes ashtu që e lejoi të shkojë me ta. Vëllezërit e hodhën Jusufin në bunar, por prezenca e Zotit ishte aty, ia dërgoi Xhibrilin t'ia qetësojë shpirtin, t'ia largojë frikën e vetmisë dhe ta lajmërojë se do të jetë i shpëtuar prej kësaj fatkeqësie. Ata, për ta fshehur sado kudo turpësinë e tyre, pasi ra muzgu erdhën kinse duke qarë dhe me këmishë të përgjakur, por Jakubi e kuptoi çështjen dhe iu mbështet Zotit për ndihmë. Një grup tregtarësh kaloi atypari dhe e gjeti Jusufin, por nuk treguan se është i gjetur, po sikurse ishte rob i tyre dhe me të shpejt e shitën, duke u frikësuar se po lajmërohet i zoti i tij. Jusufin e bleu ministri i ekonomisë së egjiptit, e gruas së vet i tha të ketë kujdes për vendosjen, ushqimin
E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!”. Ai (Jusufi) tha: “Allahu më ruajtë, ai zotëria im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mund t’i bëj hile në familje)?”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
24
Ajo e mësyu atë qëllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezantohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.
25
Dhe që të dy ata u ngutën nga dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: “Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?”
26
Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
27
E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë”.
28
E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”
29
“Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”
30
Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
Komentimi
dhe veshmbathjen e tij, sepse do të kenë dobi prej tij, ose, meqë nuk kishin fëmijë, ta përvetësojnë për djalë të vetin. Deri këtu Jusufi përjetoi dy sprovime të mëdha: hedhjen në bunar dhe shitjen si rob, por ndihma e Zotit nuk i mungoi në asnjërin rast.
E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”
32
Ajo tha: “Ja, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyva atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”.
33
Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj tek ato e të bëhem injorant”.
34
E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është Përgjigjësi (i lutjes) dhe i Gjithëdijshmi.
35
Mandej, pasi u vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë ta burgosin për një kohë (të caktuar).
36
Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre të dyve tha: “Unë e ëndërrova veten, se po shtrydh (rrush për) verë”. E tjetri tha: “Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët”. Na trego komentimin e tyre, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
37
Tha: “Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë t’ju përshkruaj atë para se t’ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli, që nuk e beson Allahun e as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë”.
Komentimi
Sprova e tretë për Jusufin ishte tentimi i gruas së ministrit për ta çnderuar. S'ka dyshim, si pejgamber ai ishte i kursyer prej çdo gabimi, e edhe prej tentimit të saj.Se në çfarë mase ishte maturia e Jusufit, nuk ka nevojë për ndonjë interpretim të gojëdhënave, mjafton që Zoti thotë për të se ishte prej të zgjedhurve. Sigurisht gruan e ministrit e kishin përgojuar gratë e rrethit të shtresës më të lartë të qytetit, andaj edhe përgatitja për tubimin e tyre në ndejë ishte e rangut të lartë, kur thuhet se u përgatiti fotele mbështetëse etj. Gruaja e ministrit u përpoq t'i ikën realitetit derisa edhe gratë e qytetit ranë nën një ndikim sikurse edhe ajo, e atëherë ajo u zbulua haptazi dhe iu kërcënua Jusufit. Jusufi, si pejgamber shprehi dëshirën për vuajtje në këtë botë dhe nuk lejoi t'u nënshtrohet dëshirave fizike, e si njeri kërkoi ndihmën e Zotit, pse prirjet e epshit janë shumë agresive, Allahu e ndihmoi, e shpëtoi prej mëkatit të turpshëm dhe e bëri shembull të përjetshëm për të gjithë rininë që përpiqet të jetë e ndershme. Për fatbardhësinë e rinisë së tillë kemi hadithin e Pejgamberit kur thotë: “Shtatë kategori i merr Zoti në mbrojtjen e vet, në atë ditë kur nuk ka mbrojtje tjetër pos mbrojtjes së Tij...”, e një prej atyre kategorive e numëron: “Personin (të riun), të cilin e thërret një grua e bukur dhe autoritative, e ai thotë: i frikësohem Allahut'” - ashtu sikurse tha Jusufi dhe si thonë përherë ata që janë të ndershëm.
Unë ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is’hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t’i përshkruajmë kurrë një send shok Allahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
39
O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose Allahu, i Vetmi Ngadhënjimtar?”
40
Ata që ju adhuroni përveç Allahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. Allahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
41
O shokët e mi të burgut! Njëri prej ju të dyve do t’i japë të pijë verë zotërisë të vet, e tjetri do të varet, dhe shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
42
E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: “Më përkujto mua te zotëria yt”. Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëria i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
43
E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta, që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet), dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!”
Komentimi
Sprova e katër dhe e fundit për Jusufin ishte burgu. Paria e Egjiptit e vërtetoi se Jusufi ishte i pafajshëm, por për hir të autoritetit të gruas së ministrit, edhe pse pa të drejtë, vendosi ta burgosë kinse si fajtor. Ndodhi që bashkë me Jusufin të burgosen edhe dy të rinj, shërbëtorë të sundimtarit. Ata kishin kuptuar se Jusufi i interpreton ëndërrat, andaj edhe e pyetën. Është karakteristike se Jusufi edhe në burg, edhe në momentin më të vështirë, nuk e harroi detyrën e shenjtë, thirrjen në besim të drejtë, andaj para se t'ua shpjegojë ëndërrat, filloi shpjegimin rreth besimit të drejtë dhe rreth asgjësimit të besimeve të kota. Mandej u sqaroi edhe rrjedhimin e domethënies së ëndërrave. Thuhet se kur u komentoi ëndërrat, ata thanë se nuk kemi parë farë ëndërre, e ai ju tha, keni parë s'keni parë, do t'ju ngjajë çka ju thash. Këtu Jusufi e bën një lëshim të vogël, por për të, si pejgamber, ishte i madh. Atij për të cilin e dinte se do të lirohej prej burgut i tha që t'ia sjellë ndërmed zotëriut të tij çështjen se si Jusufi mbeti në burg pa faj. Mirëpo, ai harroi dhe Jusufi mbeti në burg shtatë vjet.
Ata (paria) thanë: “Ëndrra të përziera, e ne nuk e dimë komentimin e ëndrrave të tilla”.
45
E ai prej atyre të dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë), e përkujtoi pas një periudhe e tha: “Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)”.
46
(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta, që i hajnë shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
47
Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
48
Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
49
Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të shtrydhin (fruta - vit i begatshëm në përgjithësi)”.
50
E mbreti tha: “Ma sillni mua atë (Jusufin)!” Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai i tha: “Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Si është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”.
51
Ai (mbreti) tha: “Si ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?” Ato thanë: “Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!” Gruaja e ministrit tha: “Tashti doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!”
52
“Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri), se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe se vërtet Allahu nuk e realizon dredhinë e tradhtarëve.
Komentimi
Thuhet se paska thënë Xhibrili: Kush të shpëtoi prej mbytjes, kush të nxori nga bunari, kush të mbrojti prej punës së keqe, kush të largoi sherrin e grave” E, Jusufi në të gjitha këto është përgjegjur: Allahut Atëherë Xhibrili i thotë: përse pra u mbështete te njeriu kur i the atij të përmend te zorëriu7 Jusufi tha: gabova, dhe e luti Zotin të mëshirojë. Xhibrili i tha: Zoti ta fali gabimin, por për një kohë do të mbetesh në burg.
Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është Shumë falës dhe Mëshirues i madh.
54
Mbreti tha: “Ma sillni mua atë, thjesht ta veçoj për veten time!” (Ia sollën Jusufin) E pasi bisedoi me të tha: “Tashti ti ke te ne pozitë dhe je i besueshëm”.
55
Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”.
56
Dhe kështu Ne i dhamë Jusufit pozitë në vend (në Egjipt), zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
57
Por shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan, dhe u ruajtën.
58
Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohu, ndërsa ata nuk e njihnin.
59
E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barrë drithi për të cilin kishin ardhur etj), iu tha: “Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga babai, a nuk e vëreni se unë vërtet po ua plotësoj barrën (peshoren) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!”
60
E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), ju nuk do të merrni tek unë asnjë barrë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
61
Ata thanë: “Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!”
62
Ai (Jusufi) i tha djelmoshave të tij shërbëtorë: “Vendoseni mallin e tyre (barrën që kishin sjellë për të blerë, drithin) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t’i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne”.
63
E kur u kthyen te babai i tyre thanë “O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Beniamini), që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)”.
Komentimi
£ Mbreti që si duket quhej: Rejjan bin Velid, e sheh ëndërrën dhe kërkon prej dijetarëve t'ia intepretojnë domethënien e saj, e derisa nuk qenë në gjendje t'ia shpjegojnë, ia zhvlerësuan edhe ëndërrën. Në atë kohë, e pas sa vitesh, shërbëtori i mbretit që kishte qenë me Jusufin në burg dhe ishte liruar, i përkujtohet, Jusufi dhe porosia që i pat thënë: përkujtom..., i tha mbretit dhe parisë, nëse më lejoni të shkoj te një njeri, ai do të dijë të shpjegojë. Burgu paska qenë jashtë qytetit, andaj shërbëtori thotë: më dërgoni... Shkon te Jusufi dhe ai ia shpjegon sinjalizimin e ëndërrës. Mirëpo, Jusufi i thotë atij të deleguarit të mbretit që të kthehet dhe të shkojë te mbreti e ta pyes: “A e di ai punën e atyre grave,a e di përse Jusufi qëndroi në burg pa gabim,a e di se gratë ishin shkaktare për burgosjen e tij7 Jusufi nuk pranon të dalë nga burgu para se të pastrohej. Mbreti i tubon gratë, të cilat kishin qenë ndejë te gruaja e ministrit Kitfir-azizit, te Zylejhaja dhe ndriçoi çështjen e Jusufit derisa ato u deklaruan se Jusufi ishte i pafaj, e në fund edhe Zylejhaja pranoi se Jusufi ishte i ndershëm. Nuk e çfajsoj epshin..””, nëse këtë e ka thënë Jusufi, ka pasur për qëllim të mos krenohet me vetveten, edhe pse ishte i pastër, e nëse e ka thënë Zylejhaja, atëherë e ka thënë realitetin.
Ai (Jakubi) tha: “A t’ju besoj për këtë, sikurse ju besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po Allahu është Mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më i Mëshirshmi ndër mëshiruesit”.
65
E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: “O ati ynë, çka duam më tepër, ja, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)”.
66
Ai (Jakubi) tha: “Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në Allahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanë besën (u betuan) ai tha: “Allahu është garantues për këtë që thamë”.
67
Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që besuan.
68
Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk do t’i ndihmonte për asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit, që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, sepse Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
69
E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vetes vëllain e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!”
Komentimi
Pasi që vërteton drejtësinë dhe maturinë e Jusufit, mbreti e afron pranë vete dhe i jep pozitë të madhe, duke caktuar përgjegjës të depove të mbretërisë. Kjo ishte mëshirë e të madhit Allah që ia dhuron atij që do, e dhurata më e madhe e Tij është ndihma ndaj njeriut që ai ta besojë, t'i respektojë urdhërat e Tij e më në fund ta përjetojë shpërblimin e madh në jetën tjetër.
£ Thuhet se vendin e Jakubit e kishte kapur një thatësi e madhe e skamje, andaj ata shkojnë në Egjipt për të blerë ushqim. Jusufi i njeh ata por nuk u prezentohet e ata nuk e njihnin, sepse sipas një varianti kishin kaluar njëzet e dy vjet prej atij çasti kur e kishin hedhur në bunar e deri atë ditë, Jusufi i pyeti se prej nga ishin, kush ishin, mos ishin vëzhgues etj. Ata i thanë se ishin prej vendit Ken'an-Palestinë, ishin bijt e Pejgamberit Jakub, kishin qenë dymbëdhjetë vëllezër, por një u kishte humbur në fushë, të cilin e kishin dashun më së shumti, e një vëlla i tij edhe prej nëne kishte mbetur te babai që t'ia lehtësojë dhembjet babait për djalin e humbur. Ne dhjetë kemi ardhur për ushqim. Jusufi i priti mirë, iu dha drith për krye të çdonjërit, por i porositi t'ia sjellin edhe atë vëllain e vogël që t'u japë drith edhe për krye të tij. Pa ditur ata, ua ktheu mallin që kishin sjellë për kompensim me drith, e me qëllim që të kthehen përsëri, sepse Jakubi nuk do të hante drithin që nuk ishte paguar, e do t'ia sillnin edhe vëllain. Sikur të mos ishte urdhëri i Zotit që Jusufi të veprojë ashtu, mendja nuk do ta pranonte një sjellje të tillë të tij, pse Jusufi nuk e lajmëroi ende babain e pikëlluar për veten2t
E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: “O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!”
71
U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: “Çfarë keni humbur?”
72
(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!”
73
Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: “Betohemi në Allahun, ju e dini, se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!”
74
(shërbëtorët) Thanë: “Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)!”
75
(vëllezërit) Thanë: “Dënimi i tij është (të robërohet) vetë ai në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!”
76
Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyrë, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e Allahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
77
(vëllezërit) Thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti të fshehtë në vetvete, e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), Allahu e di më së miri për atë që trilloni.
78
Ata thanë: “O zotëri, ai ka një baba shumë të vjetër, pra, në vend të tij merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë, se ti je prej atyre që bëjnë mirë!”
Komentimi
Pasi u betuan në Allahun se nuk do t'i bëjnë ndonjë dredhi, Jakubi ua dha djalin më të vogël, por ju tha mos hyni të gjithë për një derë, sepse mund t'ju shohë ndonjë qëllimkeq. Megjithatë, Jakubi e dinte se nuk mund t'u ndodhte asnjë send pa caktimin e Zotit, por i këshilloi djemt e vet dhe ashtu ata shkuan sërish në Egjipt për të marrë drith.
قالَ إِنَّما أَشكوا بَثّى وَحُزنى إِلَى اللَّهِ وَأَعلَمُ مِنَ اللَّهِ ما لا تَعلَمونَ
٨٦
79
Ai (Jusufi) tha: “Allahu na ruajt, të marrim një tjetër pos atij tek i cili e kemi gjetur sendin tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!”
80
E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t’u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: “A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në Allahun, e më parë çfarë padrejtësisht keni bërë ndaj Jusufit?” Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri sa të më lejojë babai im, ose të vendosë Allahu (mirë) për mua, e Ai është Gjykatësi më i drejtë!”
81
Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O ati ynë, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!”
82
Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç’të themi).
83
Ai (Jakubi) tha: “Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që Allahu do të m’i sjellë të gjithë; Ai është më i Dijshmi, më i Urti!”
84
Dhe ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërimi im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85
Ata thanë: “Për Allahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të vdesësh”.
86
Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut, e unë di për Allahun atë që ju nuk e dini”.
Komentimi
£ Kur hynë te Jusufi, ai vendosi nga dy në një dhomë si mysafirë, e pasi Binjamini mbeti vetë, ai tha po e marr me vete në dhomën time. Aty i tregoi se ishte Jusufi, i tregoi për planin e vet dhe i tha të mos tronditet për rrjedhimin e ngjarjes. I urdhëroi shërbëtorët që kupën e vet, të stolisur me diamant, ta vënë në barrën e vëllait të vogël pa i hetuar kush. Pasi publikuan se dikush e ka marrë kupën e sunduesit, kërkuan mendim prej tyre për masën ndëshkuese që duhet marrë tek ai që gjendet. Këtë Jusufi e bëri me qëllim, sepse sipas ligjit të egjiptit hajni rrahej dhe detyrohej ta paguaj dëmin, e jo të mbahej peng. E sipas ligjit të Jakubit, për të cilin dinte Jusufi, hajni që vjedh mbetej rob i të zotit të sendit të vjedhur, e Jusufi këtë kishte për qëllim. Vëllezërit e Jusufit edhe me atë rast u shprehën keq kur thanë se edhe vëllai i tij më parë ka pasë vjedhur, duke aluduar në Jusufin, por Jusufi nuk reagoi. Por edhe ata treguan sinqeritet, kur e lutën ta ndalë njërin prej tyre në vend të Binjaminit, dhe shprehën dhembje për babain plak. Jusufi nuk pranoi që ta ndalte ndonjë tjetër në vend të tij. E kur ata i humbën të gjitha shpresat, u ndanë dhe u konsultuan mes vete. Më i vjetri prej tyre, Jehudha, i qortoi vëllezërit dhe vendosi të mos shkojë i gjallë pa vëllain e vogël, e atyre u tha të shkojnë dhe t'i tregojnë babait për ngjarjen. Kur i treguam Jakubit çështjen, ai shumë u pikëllua dhe duke shprehur dëshprimin e përmendi Jusufin, që gati ishte harruar, e bijve të tij ua zgjoi ndjenjën e dhimbshurisë ndaj babait dhe i thanë të mos pikëllohet aq shumë se kështu do ta shkatërrojë veten, por ai shfaqi shpresën se do t'i vijnë të gjithë djemtë e humbur.
(Jakubi iu tha të bijve të vet) “O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën tek Allahu”.
88
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: “O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, Allahu i shpërblen ata që dhurojnë”.
89
Ai (Jusufi) tha: “A e dini çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?”
90
Ata thanë: “A ti je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, Allahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim Allahu nuk e humb shpërblimin e punëmirëve”.
91
Ata thanë: “Për Allahun, është e vërtetë, se Allahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!”
92
Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, Allahu ju faltë juve; Ai është më i Mëshirshmi ndër mëshiruesit!
93
Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhjani atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet shikimi, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time”.
94
(u nisën) Dhe posa u ndanë devetë (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
95
Ata (që ishin të pranishëm) thanë: “Për Allahun, ti vërtet qëmoti je në humbje”.
Komentimi
Jakubi u tha djemve të shkojnë sërish në Egjipt dhe të hulumtojnë edhe për Jusufin. Puna e Jusufit për të tjerët ishte si ndonjë ëndërr, sepse çdo gjurmë për të ishte zhdukur, mirëpo, Jakubi e përmendte dhe e lidhte shpresën në Zotin. Vajtën dhe hynë te Jusufi, e lutën t'u japë drith për një mallë të dobët që e kishin sjellë, i cili ishte për t'u hedhur posht. E lutën t'ua lirojë edhe vëllain. Pasi dëgjoi Jusufi për vështirësitë e familjes së tyre dhe për pikëllimin e verbërimin e babait, ndjeu dhembje në shpirt dhe u prezentua. Vëllezërit u habitën, pse ishin dy vjet që silleshin kah ai dhe nuk e kishin njohur, andaj i thanë: vërtet, ti je Jusufi) Megjithatë që ua përmendi gjestin e shëmtuar të tyre, nuk i qortoi, përkundrazi u lut që t'i falë Zoti. Ju tha të shkojnë dhe ta marrin tërë familjen e të kthehen në Egjipt. Ua dha me vete këmishën e vet dhe u tha t'ia vëjnë në fytyrë babait se do t'i kthehet të të pamët. Vëllerëzit u nisën dhe pasi kishin lëshuar territorin e Egjiptit, Jakubi u kishte thënë atyre që ishin prezent, e di se do të më thoni se jam çmendur, por unë po e ndiej erën e Jusufit. Ata i thanë qëmoti je bërë matuf, andaj nuk na habisin fjalët që thua.
255
فَلَمّا أَن جاءَ البَشيرُ أَلقىٰهُ عَلىٰ وَجهِهِ فَارتَدَّ بَصيرًا قالَ أَلَم أَقُل لَكُم إِنّى أَعلَمُ مِنَ اللَّهِ ما لا تَعلَمونَ
E kur erdhi përgëzuesi, e ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye shikimi dhe tha: “A nuk ju thashë, se unë di nga Allahu çka ju nuk dini?”
97
Ata thanë: “O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!”
98
“Më vonë do t’ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është Shumëfalës, Mëshirues i madh.
99
(e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi ai i afroi afër vetes të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e Allahut hyni në Egjipt të sigurt!”
100
Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vetes), e ata iu përulën atij, e ai tha: “O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve ju solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çfarë don, vërtet Ai është i Gjithëdijshmi, më i Urti.
101
(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!”
102
Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhamed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hedhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
103
Po ti, edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
Komentimi
£ Parashikimet e Jakubit u bënë realitet, myzhdexhiu, si duket ky ishte Jehudha, po ai që ia pat sjellë këmishën me gjak të rrejshëm, tash ia sjell këmishën që ia dha Jusufi dhe e lajmëron për të. Jakubit i erdhi të të pamët, e djemtë e tij kërkuan të lutet për mëkatin e tyre, por ai u premtoi për më vonë, ngase ende ishte i preokupuar me ato kujtime të hidhura. U përgatit e tërë familja dhe vajtën në Egjipt. Kishin rreth tetëdhjetë veta, Jusufi me tërë suitën e vet doli përpara në pritje, e prindërit e vet i ngriti lart ku e kishte fronin e vet. Thuhet se në Egjipt Jakubi jetoi me Jusufin edhe njëzet e katër vjet, e kur ndërroi jetë, vetë Jusufi e dërgoi dhe e varrosi pranë babait të tij Is-hakut. Kështu kishte porositur Jakubi. Jusufi jetoi edhe njëzetë e tri vjet pas babait dhe kur e plotësoi dëshirën, vërejti se fuqia fizike i është dobësuar, prandaj iu lut Zotit që në jetën tjetër ta bashkojë me prindërit e vet të dashur, Is-hakun e Ibrahimin. Pasardhësit e tij mbetën në Egjipt, aty shtohen, kur qenë të ndjekur prej faraonit u detyruan që rreth gjashtëqind mijë veta ta braktisin Egjiptin.
Megjithatë ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
105
Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
106
Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
107
A mos janë siguruar ata prej dënimit, që mund t'u vijë nga Allahu e t’i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t’u vijë katastrofa e përgjithshme.
108
Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.”
109
Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s’ka dyshim, se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
110
(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë ju erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zmbrapset.
111
Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kurani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
Komentimi
$ Rrëfimi në detaje i ngjarjes së Jusufit, babait dhe vëllezërve të tij, ishte një argument për Muhammedin, i cili nuk kishte ditur asgjë më parë, se me të vërtetë është i dërguar prej Zotit dhe se Kur'ani është fjalë e Zotit. Mirëpo, derisa edhe pas një argumenti të tillë, një pjesë e madhe idhujtare nuk i besoi, Zoti ia shpalli këtë pjesë të Kur'anit duke i thënë se lakmia dhe dëshira jote është tjetër, e kokëfortësia e tyre për të mos besuar është tjetër, pra ti mos u brengos, por kryeje detyrën tënde. Atyre u vjen dënim si pasojë e kryeneçësisë. Të dërguarit gjithnjë ishin burra e jo gra, jo engjëj dhe jo exhinë, e po ashtu ishin edhe nga vendbanime të mëdha e jo nga fshatrat.