قريش
Kurejsh
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
لِإيلٰفِ قُرَيشٍ
إۦلٰفِهِم رِحلَةَ الشِّتاءِ وَالصَّيفِ
فَليَعبُدوا رَبَّ هٰذَا البَيتِ
الَّذى أَطعَمَهُم مِن جوعٍ وَءامَنَهُم مِن خَوفٍ
Për hir të garantimit që gëzojnë kurejshitët!
Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!
Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
i cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!
Komentimi
£ Kurejshitët e kishin obligim ta adhuronin Zotin edhe për hirë të asaj që Ai u mundësoi të udhëtonin lirisht për tregti dimër e verë, duke mos pasur kurrfarë frike. Fisi “Beni Fahr'', pasardhës të ““Nadr bin Kunane'' e merr emrin “Kurejsh” - të tubuar, të bashkuar, prej atëherë kur Kusaj bin Kilab i bashkon dhe i dëbon prej Mekës fisin Huzaa, e mbikëqyrja ndaj Qabes u mbetet kurejshitëve.
Ijlaf” do të thotë: garantim, marrëveshje për mossulmim. Hashimi, gjyshi i dytë i Pejgamberit, ishte i pari që kishte shkuar nëpër fise e sundues deri në Sham dhe deri në Jemen dhe kishte marrë garancë për tregtarët kurejshitë. Në të vërtetë, kurejshitët ishin të zotët e Qabes, të gjitha fiset e të gjitha anëve vinin për ta vizituar Qaben për çdo vit, e nëse ndokush i kishte sulmuar karvanët tregtarë të kurejshitëve, ai nuk do të kishte guxim të vinte në Qabe, sepse aty kurejshitët ishin mbikëqyrës. Si po kuptohet Qabja ishte shkak i garantit të udhëtimeve të tyre të lira. Qaben Zoti e mbrojti për hir të shenjtërisë së saj nga Ebrehaja, e kurejshitët përfitonin prej autoritetit të saj, duke i siguruar vetes jetesë e gjallërim. Sigurisht furnizimi dhe begatia e banorëve të Mekes ishte rezulltat i lutjes së Ibrahimit kur pat thënë “Zoti im, bëre këtë qytet paqeje...” Kurejshitët shkonin për tregti dimrit nga Jemeni, sepse ishte më nxehtë, kurse verës nga Siria sepse nuk ishte ftohtë. Është e vërtetë se kurejshitët gëzonin disa privilegje të posaçme: Pejgamberi ishte nga mesi i tyre, mbikëqyrnin Qaben, të cilën edhe Zoti e mbrojti prej Ebrehasë, të parët që e adhuruan —