كَلّا لَئِن لَم يَنتَهِ لَنَسفَعًا بِالنّاصِيَةِ
١٥ ناصِيَةٍ كٰذِبَةٍ خاطِئَةٍ
١٦ كَلّا لا تُطِعهُ وَاسجُد وَاقتَرِب
١٩ 15 Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
16 Ballin rrenacak, mëkatar.
17 E ai le t’i thërret ata të vetët.
18 Ne do t’i thërrasim zebanitë.
19 Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.⁴³⁶
⁴³⁶ Pesë ajetet e para të kësaj sure janë pjesa e parë e Kuranit, që filloi t’i shpallej Muhamedit a.s. për herë të parë, kur gjendej në shpellën Hira dhe kur i erdhi Xhibrili e i tha:”Ikre...!”
Muhamedi a.s. u urdhërua të lexojë i ndihmuar prej Zotit, që krijoi çdo send e çdo qenie në ekzistencë: njeriun e krijoi prej një pike uji, që më vonë bëhet si gjak i ngjizur e i ngjitur në mitrën e nënës, qelizë aq e vogël, saqë nuk mund të shihet ndryshe, pos me ndonjë mikroskop shumë të saktë.
Lexo e mos u frikëso, se je në dorë të Zotit tënd, që është i Butë, i Mëshirshëm, Dhurues i madh, i cili e mësoi njeriun të shkruajë me laps, dhe e mësoi për të gjitha çështjet, që janë në dobi të tij.
Shihet qartë se penda e dituria janë simbole të Fesë Islame e tjetër gjë është se sa i përmbahen njerëzit kësaj begatie.
Rreziku më i madh për njeriun është se kur ai e ndien veten të pavarur, për shkak se ka pasuri, fëmijë, pozitë etj., ai e lëshon rrugën e drejtë, kalon normat e moralit njerëzor dhe bëhet arrogant, mendjemadh, pra në vend që të bëhet edhe më intelegjent ai shndërrohet në rebel. Kuptohet, jo secili, por duhet të ruhemi nga një gjendje e tillë dhe ne duhet ta dimë, se do të kthehen patjetër te Zoti e jo diku tjetër.
Robi që përmendet duke u falur është Muhamedi a.s., e ai që e pengonte është Ebu Xhehli. I mallkuari Ebu Xhehli një ditë iu thotë shokëve të vet: “A po e shihni Muhamedin duke ulur fytyrën pranë jush?”- Ata i thanë: “Po”,- atëherë ai iu tha: “Pasha Latin dhe Uzanë, nëse e shoh kah falet, kam për ta shkelur në qafë e për t’ia shtënë fytyrën në dhe”. Shkoi një ditë dhe e gjeti Muhamedin a.s. duke u falur; iu afrua ta shkelë, kur ja, e panë duke u zmbrapsur e duke u mbrojtur me duar. Shokët e pyetën: -”Ç’të gjeti?” Ai iu tha: