التين
Et Tin
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالتّينِ وَالزَّيتونِ
وَطورِ سينينَ
وَهٰذَا البَلَدِ الأَمينِ
لَقَد خَلَقنَا الإِنسٰنَ فى أَحسَنِ تَقويمٍ
ثُمَّ رَدَدنٰهُ أَسفَلَ سٰفِلينَ
إِلَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَلَهُم أَجرٌ غَيرُ مَمنونٍ
فَما يُكَذِّبُكَ بَعدُ بِالدّينِ
أَلَيسَ اللَّهُ بِأَحكَمِ الحٰكِمينَ
Betohem në fikun dhe ullirin,
dhe (kodrën) Turi Sina-en,
dhe këtë qytet të sigurisë,
vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur!
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu të përgënjeshtrosh Ditën e Shpërblimit (përgjegjësisë)!
A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?
Komentimi
Zoti xh. sh, betohet në fikun si pemë me shumë rëndësi ushqyese dhe shëruese. Edhe ulliri është një nga ushqimet e rëndësishme e të nevojshme, e pasi që pas tyre përmendet kodra Tur, ku Zoti i foli Musait dhe qyteti i paqes i sigurisë Meka,ndoshta edhe betimi në dy frutat e parë ushqyes ka për qëllim të spikasë vendet e shenjta, në të cilët u shpallën shpalljet e Zotit. Atëbotë ulliri mbin në kodrat e Kudsit, të Jerusalemit, e fiku në kodrat e Damaskut): pra këto janë vende të shenjta: Jerusalemi ku u dërgua Isai,në Turi Sina Musai e në qytetin e paqes Muhammedi. Betohet në këto vende se njeriun e krijoi të pajisur me cilësitë më të përsosura, me formë të bukur, me trup të drejtë, me gjymtyrë të përshtatshme, me mendje e logjikë, me të folur e me edukatë, e nëse nuk ua di vlerën këtyre të mirave, nuk zbaton detyrën për çka është krijuar, ai do të bëhet më i përçudshmi në çdo pikëpamje në ditën e kijametit, pse vetë e ka përulur veten, pasi që edhe pse me mend, ka vepruar si të ishte pa to. Atyre që besuan e bënë vepra të mira, Zoti nuk do t'ua ndërprejë shpërblimin edhe kur të —