القدر
El Kadër
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
إِنّا أَنزَلنٰهُ فى لَيلَةِ القَدرِ
وَما أَدرىٰكَ ما لَيلَةُ القَدرِ
لَيلَةُ القَدرِ خَيرٌ مِن أَلفِ شَهرٍ
تَنَزَّلُ المَلٰئِكَةُ وَالرّوحُ فيها بِإِذنِ رَبِّهِم مِن كُلِّ أَمرٍ
سَلٰمٌ هِىَ حَتّىٰ مَطلَعِ الفَجرِ
Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.
E ç’të bëri ty të dish, se ç’është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Komentimi
Vetëm Ne e askush tjetër, e kemi zbritur Kur'anin. Zbritja e Kur'anit ka për qëllim zbritjen e tij prej Levhi Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në Bejtul Izzeti. Pastaj gjatë periudhës gati njëzet e tri vjeçare, Xhibrili ia sjell atë Muhammedit pjesë-pjesë. Fjala '“Enzelna” - e zbritëm, është në alegori, (mexhazi mursel), ngase zbritja është veti e trupave fizikë, e Kur'ani nuk është i tillë, por bartja e tij prej Levhit në qiell, prej së larti poshtë i ngjan lëshimit të një trupi fizik.
Kadr'” do të thotë vlerë, rëndësi, përcaktim etj. Nata e Kadrit është më e vlefshmja, më e rëndësishmja, ngase në të fillon shpallja e dritës për mbarë botën. Është më e dobishme se njëmijë muaj, në të cilët nuk ka ndonjë këso nate. Është më e rëndësishmja, ngase në të zbresin engjëjt, në qiellin e dynjasë, në tokë rreth njerëzve. Zbresin për shkak se Zoti përcakton çdo çështje të vitit, e Ai nuk përcakton tjetër pos atë që është në të mirë të njerëzve. Engjëjt ndodh që t'i përshëndesin besimtarët me selam e edhe t'i zbatojnë vendimet e Zotit që janë vetëm shpëtim për njerëzit. Nata e Kadrit është gjatë muajit Ramazan. Mendimi i shumicës së dijetarëve është se ajo natë bie në dhjetë ditët e fundit, në natën e njëzet e shtatë. Kësaj nate i jep shenjë edhe ajeti tre në suren Ed Duhan. 1 lavdëruar është Zoti i madhëruari