فَيَومَئِذٍ لا يُسـَٔلُ عَن ذَنبِهِ إِنسٌ وَلا جانٌّ
٣٩
فَبِأَىِّ ءالاءِ رَبِّكُما تُكَذِّبانِ
٤٠
17
Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
18
E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
19
Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
20
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues, që ata të dy nuk e kapërcejnë.
21
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
22
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
23
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
24
Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
25
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
26
Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27
E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd (Zoti yt), që është i Madhëruar e i Nderuar!
28
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29
(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë, dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (fal mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
30
E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
31
Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
32
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
33
O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
34
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35
Juve dy grumbujve iu derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’iu derdhet rem i shkrirë, e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
37
E kur të çahet qielli e të bëhet kuq si vaji i shkrirë.
38
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
39
Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu, as xhini.
40
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Komentimi
£ Idhujtarët mekas i thanë Muhammedit: Ne nuk dimë kush është Rrahmanit Ndaj, u shpall kjo sure e Kur'anit në të cilën Zoti u tha: “Rrahman është Ai që ia dhuroi njeriut më të mirën begati, ia mësoi Kur'anin që është nimeti më i madh, është Ai që e krijoi njeriun, është Ai që e aftësoi për shprehje të asaj që e ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj që Aiu ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një përsosmëri, e tokën e shtroi për jetesë të gjallesave, në të cilën krijoi lloje të pemëve, të drithërave, të ushqimit, si për njerëz, si për gjallesat e tjera. E, cilën të mirë prej të mirave të përmendura mund ta mohojnë njerëzit ose xhinët” Ky ajet përmendet tridhjetë e një herë në këtë sure. Tetë herë përmendet pas ajeteve që numërojnë madhështinë e krijesave të Zotit, mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit. Shtatë herë përmendet pas ajeteve që përkujtojnë dënimin e xhehenemit. Tetë herë pas ajeteve që përshkruajnë dy xhennetet
Kriminelët njihen me tiparet e tyre, prandaj me rrëmbim kapen për flokësh dhe për këmbët e tyre.
42
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
43
Ja, ky është xhehenemi, të cilin kriminelët e mohonin.
44
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
45
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
46
E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet janë dy xhenete.
47
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
48
(Xhenete) plot degë me gjethe e pemë.
49
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
50
Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
51
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
52
Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
53
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
54
Të mbështetur në kolltukë, që i kanë mbulesat kadife, dhe pemët e atyre dy xheneteve janë krejt afër.
55
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
56
Aty janë ato që përqendrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet), e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
57
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
58
Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
59
E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
60
A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, pos së mirës!
61
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
62
E nën ato dy (xhenete) janë edhe dy xhenete.
63
Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
64
Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
65
E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
66
Aty janë dy burime, që gjithnjë gurgullojnë.
67
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Komentimi
dhe banuesit e tyre, edhe tetë herë të tjera për dy xhennetet, jo si të parët. Për krijimin e njeriut të parë nga balta hasim në katër përshkrime: nga balta e nxirë e me erë të keqe, nga balta që të ngjitet për dore, nga dheu dhe nga balta e terur si të jetë e pjekur, e kjo është etapa e fundit e krijimit të tij. Këto ajete janë: në suret Hixhr, Safat, Ali Imran dhe në këtë që jemi duke komentuar. Rrahmani është Zot i lindjes së diellit e hënës, i ujit të ëmbël e të njelmët, Zot që për çdo moment komandon në gjithçka.
Zotin nuk e preokupon asnjë çështje nga tjetra, andaj Ai do të shqyrtojë punën e njerëzve e të xhinëve, të cilët janë përgjegjës për vepra. E ata nuk kanë fuqi të ikin prej përgjegjësisë që kanë para Zotit, e as prej
574
Komentimi
dënimit. Kjo gjendje ka të bëjë me ditën e kijametit. Gabuan ata që fjalën “Sultanë” e komentuan me “dituri” dhe menduan se njeriu do të mund të arrijë në qiell me ndihmën e diturisë. Qielli është diçka tjetër, e hëna dhe yjet janë diçka tjetër; andaj nëse mund të shkohet në hënë dhe në ndonjë yll tjetër, nuk do të thotë se është shkuar në qiell. Në këto disa ajete përshkruhet gjendja e mjerueshme e atyre që nuk besuan Zotin dhe bënë punë të këqija. Kur thuhet nuk pyetet askush për mëkatin e tij, kuptohet se mëkatarët janë të njohur nga vetë forma e tyre, pse kanë fytyra të nxira, sy të skuqur etj.
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
73
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
74
Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri, as xhini.
75
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
76
Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
77
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
78
I Lartësuar është emri i Zotit tënd, të Madhëruar e të Nderuar!
Komentimi
Ata të cilët zbatojnë urdhërin e Zotit dhe largohen prej atyre që Ai i ka ndaluar, i kanë nga dy xhennete, përkundër kriminelëve që sillen vërdallë, sa në zjarr e sa në ujë të valë. Në Kur'an emri xhennet përmendet në numrin njëjës, në shumës dhe në dyjësi. Për arsye se pallatet, drunjtë e pemëve, gjelbrimet janë të ngjitura njëra pas tjetrës, thua se është një xhennet ndërsa nga gjerësia, llojllojshmëria e pemëve dhe numri i shumtë i vendeve, duket se janë shumë xhennete, e derisa aty gjenden begati të mira që kënaqin shpirtin dhe trupin, thua se janë dy xhennete. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “'Sureturr Rrahmani”. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar'